• |
ide | kryesore

Kriza Covid 19/ Fituesi i Roland Garros, përfundon në supermarket: “Fitoj 450 euro në muaj”

Sport



Ndërsa bota e tenisit studion si të ndihmojë tenistët më në vështirësi, Kevin Krawietz, fitues në dyshe i Roland Garros në 2019 bashkë me bashkëkombasin Andreas Mies, nuk humb kohë për të siguruar jetën e, në pritje të kthehet të luajë, ka shkuar të punojë në një ‘discount’ për 450 euro në muaj. “Sistemoj mallin në rafte me një mik, sheh nëse repartet e salsiceve e djatheve janë plot, sistemoj kutitë bosh – ka treguar ai për Der Spiegel -. Javën e kaluar mora edhe masat e sigurisë në hyrje, duke disinfektuar karrocat”.

Natyrisht Krawietz mbetet një lojtar profesionist e nuk punon me kohë të plotë, duke qenë se duhet të stërvitet me shpresën se do të kthehet në fushë sa më shpejt. “Si profesionist, falë një leje speciale, aktualisht mund të stërvitem tre ose katër herë në javë. Si alternativë për të lëvizur, kam blerë patina, që i përdor për të vrapuar lart e poshtë nëpë kanalin e Nymphenburg në Monaco”.



2 Comments

    1. Jo vetem aq por per fitoren ne 2019 ka marre $1 Milion per vendin e pare. Problemi i ketyre medemek gazetareve eshte se nuk e kane idene per lajmet qe japin. Harrojne qe ky jeton ne Gjermani e nuk ka rroge mujore 450 Euro ne Gjermani kudo qe te punosh. Ju mungojne edhe njohurite edhe logjika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *