• |
ide | kryesore

Liverpool zbret në fushë për Mbappé: Klopp telefonon personalisht të atin

Sport



Liverpool kërkon Kylian Mbappé për të përforcuar sulmin në prag të sezonit të ardhshëm e për të bindur futbollistin ka zbritur në fushë direkt Jurgen Klopp. Sipas Le10sport.com, tekniku gjerman ka telefonuar direkt Ëilfried Mbappé, të atin e sulmuesit të Psg, për ti treguar interesin e tij e për të bërë një sondazh, në mënyrë që të kuptojë cilat janë qëllimet e ardhshme të djaloshit, që ma parisienët ka një kontratë deri në qershor 2022.

Efekti koronavirus do të prekë edhe cmimet e futbollistëve e tani edhe për ata që deri dje ishin të paarritshëm, një tentativë mund të bëhet. E kjo është ajo që ka menduar Klopp, që në nëntor dukej i dorëzuar në lidhje me idenë që një lojtar si Mbappé mund të ndryshonte ambjent. “Të blesh këtë lloj lojtari është e komplikuar – ka pranuar pesë muaj më parë gjermani – Për momentin nuk shoh asnjë klub që mund të blejë Mbappé nga Psg. E ne jemi mes tyre”.

Por nga koha kur janë bërë konstatimet e gjermanit, bota nuk është më e njëjta e futbolli nuk bën përjashtim. Sipas fakteve, sulmuesi i talentuar francez shkon në skadencë në 2022 e nuk ka nxitim për të rinovuar. Reds rrezikojnë të humbasin Sadio Mané, që nuk është më në sintoni me Klopp e është i tërhequr nga një aventurë e re (Real Madrid). Natyrisht, telefonata është hapi i parë sepse pengesat për tu kaluar janë të shumta. Por ndërkohë, tekniku i Liverpool, i detyruar të jetë në karantinë, ka nisur të përpunojë terrenin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *