• |
ide | kryesore

Meghan Markle: Shtypi e manipuloi babain tim

Paparazzi, Slider



Padia e Meghan Markle kundër tabloidëve britanikë ka nisur zyrtarisht.

Të premten në mëngjes u mbajt online dëgjesa e parë nga Gjykata e Lartë e Londrës. Sipas NBC News, Megan dhe Princ Harry u zgjuan në katër të mëngjesit për t’iu bashkuar seancës. Në emër të Meghan foli avokati i saj, i specializuar në çështjet e privatësisë, konfidencialitetit dhe shpifjes. Avokati David Sherborne tha gjykata “duhet të vendosë nëse publiku u keqinformua me vullnet të plotë” nga Mail on Sunday që publikoi vetëm copëza të letrës, në vend që ta publikonte të plotë.

Ai argumentoi se pjesët e letrës që u publikuan ishin të “pandershme,” pasi pjesët që s’u publikuan binin ndesh me synimet e gazetës. Për ata që s’janë përditësuar, Dukesha e Sussex po padit Associated Newspapers, botuesin e Mail on Sunday, për shkelje të privatësisë sepse publikuan një letër që ajo i shkroi të atit para se të martohej në vitin 2018.

Avokatët e gazetës argumentuan se duke qenë se Meghan është anëtare e familjes mbretërore, lexuesit kanë interes për familjen e saj dhe se Thomas Markle ka të drejtë t’i tregojë publikut anën e tij të historisë. “The Mail on Sunday do ta mbrojë artikullin e botuar deri në fund,” tha një zëdhënës për E! News pak kohë më parë. “Për më tepër, mohojmë kategorikisht që letra e Dukeshës të jetë redaktuar në ndonjë mënyre që i ndryshon kuptimin.”

Sipas NBC News, avokatët e Meghan besojnë se Thomas u “shfrytëzua” dhe u “manipulua” nga shtypi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *