• |
ide | kryesore

OBSH do eksperimentojë edhe në Shqipëri ilaçin ndaj covid-19

Lajme, Të fundit



Një deklaratë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pak ditë më parë kaloi pa u vënë re. Ajo tha se Shqipëria është përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësise për t’u bërë pjesë e një studimi klinik ndërkombëtar për të njehsuar protokollin e trajtimit te koronavirusit.

“Për trajtimin e pacientëve me COVID-19 po ndiqen protokollet si në vendet e tjera, përdorim po ato linja trajtimi. Shqipëria për herë të parë do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, “solidarity trial”, iniciuar nga OBSH. Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine”, – tha ministrja.

Më shumë detaje ka dhënë këtë diel vetë zyra e OBSH-së në Tiranë. Në një njoftim të saj thuhet se Shqipëria së fundmi është bërë pjesë e një studimi të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë ku do të marrin pjesë 100 vende. Studimi konsiston në gjetjen e mjekimit të efektshëm kundër Covid-19 në një kohë sa më të shpejtë.

Sipas zyrës së OBSH në Shqipëri studimi do të përfshijë pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të cilët janë hospitalizuar. Ndërkohë pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij.

Sipas OBSH do të jenë vetë pacientët që do të vendosin nëse do të marrin medikamentet ndërsa ekipi mjekësor do të vlerësojë gjendjen e pacientëve për efektet anësore që do të japë medikamenti. OBSH ka deklaruar se medikamentet e certifikuara për këtë testim janë: Chloroquine ose hydroxychloroquine, lopinavir dhe ritonavir dhe lopinavir/ritonavir plus interferon beta dhe remdesivir.

Medikamente të tjera mund të shtohen në studim sipas të dhënave kërkimore. Studimi monitorohet nga Komiteti për të dhënat globale dhe monitorimin e sigurisë, i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ku karin eshte lista me 100 vendet pjesmarrese?!?!?? Ku me jau qifsha ato kurvat e zeza!
    Ne Serbi ngelen duke çu ndihma pa fund kurse ktu dun me sjell koleren…per eksperiment thojn bythqiret

  2. Ne kemi nje nga sistemet shendetesore me te dobet ne bote. Nese keto ilace japin efekte te renda anesore kush do i kuroje? Mjeket qe kane ikur? Apo pajisjet dhe ilacet qe jane vjedhur qe para se te vijne?

  3. Po pse duhet te tallin karin gjithmone me ne?
    Ku i kemi ata mjeket specialiste te karit qe te vendosin protokollin Shqiptar te mjekimit?
    Apo qin prifti e pagun populli?
    Hajt Gezuar tashi !

  4. Hahahaaaaa pse jo. Bageti e bujqesi. Me maska jane akoma…… Dhe si kafshe brenda se i ka mbushur mendjen kryekafsha qe jan ne rrezik te madh.

  5. Flitet qe edhe vaksinat do te eksperimentohen ne Shqiperi. Plotesisht dakord me kete, biles do te propozoja qe vaksinat te eksperimentoheshin me se pari tek qeveritaret qe ta kemi qeverine te sigurt

  6. Po pse nuk i testojne ne Itali, Spanje dhe France ku numri i pacienteve dhe i vdekjeve eshte me i larte. Apo ne Shqiperi se vend kaviesh jemi ne. Mire te na e bejne kur kemi nje qeveri kurv qe pranon cdo gje qe i kerkojne te huajt dhe nuk ja ndjen fare per popullin e vet.

  7. O kopili rama te rente ty kolera o kolermadh pederast i pacip fallxhor zahos tend ashtu sic po ja ben ktij populli po e verteta vonon por nuk harron ate qe ke mbjell do koresh vazhdo eksperimento se koken tende do hash o pis i pisave thonjpaprere surrathale

  8. Perderisa shejtani sali po i fryn ” korones” ne burgje atehere po i hap rrugwn per provat ne burgje…..se pari…. te dytat jane fasonerite…. mos me thoni jo. shejtaneria nuk fle….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *