• |
ide | kryesore

Ronaldo, Fenomeni inkurajues: “Më thanë se nuk do ecja më, pastaj fitova”

Sport



“Më thanë se nuk do të ecja më, dukej sikur më hoqën jetën. Ishte në ato momente që limitet e mia u vunë në provë e unë luftova për ti kaluar. E fitova”. Janë disa nga frazat e përmbajtjes së një letre që Ronaldo Fenomeni ka shkruar për tifozët e Real Valladolid, klub në të cilin është president, për ti inkurajuar në këtë periudhë të keqe të emergjencës koronavirus. “Jemi të ndarë nga distanca fizike por jam i bindur se nuk kemi qenë kurrë kaq pranë. Jemi brenda shtëpive tona për ne vetë, për ata që duam, për të gjithë ata që as nuk i njohim e për ata që nuk mund të jenë më me ne – vazhdoi mesazhi i brazilianit – Ju shkruaj për tiu falenderuar që jeni aty, për durimin, kujdesin e optimizmin pavarësisht vështirësive, sfidave e humbjet që po përballojmë në këto kohë. Futbolli më ka mësuar shumë gjëra”.

“Në fund erdhi momenti, ndoshta më emblematiku i gjithë karrierës sime, në 2002, në Japoni, në finalen e Botërorit. Shënova dy gola kundër Gjermanisë, për vendin tim, ishte kurorëzimi i tërheqjes sime – shkruan Ronaldo – Jam i sigurtë se edhe ti, kur të hedhësh sytë prapa, do të kujtohesh sa herë je ngritur, nga gjithë betejat e tua, sa herë ke arritur ti kalosh, gjatë jetës tënde, për të bërë të mundur të pamundurën e për të arritur ku je, kush je. Jemi bashkë e do të dalim më të fortë nga e gjithë kjo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *