• |
ide | kryesore

Argjentina thotë mjaft: kampionati ndërpritet përfundimisht

Sport



Pas Belgjikës e Hollandës, edhe Argjentina e deklaron përfundimisht të ndërprerë kampionatin për shkak të koronavirus. Lajmin e ka paraprirë në një intervistë për emitentin Tnt Sports, presidenti i Federatës vendase (Afa) Claudio ‘Chiqui’ Tapia, duke saktësuar se “të gjithë kampionatet janë të përfunduar e nesër ky vendim do të ratifikohet nga Komiteti Ekzekutiv, që do të mbahet në videokonferencë. Do të kthehemi në fushë vetëm kur autoritetet shëndetësore të na japin aprovimin. Me pak fjalë, do të luajmë kur të jetë momenti i duhur”.

Gjatë takimit do të përcaktohen edhe kriteret e pranimit në Coppa Libertadores të ardhshme, ndërsa nuk do të ketë rrëzime nga kategoria. Ndeshja e fundiut e kampionatit e luajtur në Argjentinë, para ndalimit, ishte ajo e 10 marsit mes Estudiantes e Racing Club, përfunduar 2-1 për miqtë. Me këtë ndërprerje përfundimtare, aktiviteti duhet të rinisë në shtator, por gjithcka do të varet nga zhvillimi i pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *