• |
ide | kryesore

Çuditë e koronavirusit/ Çfarë lloj plazhi do të bëjmë sivjet?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, doli këtë fundjavë për inspektim në bregdetin e Jugut për të dhënë mesazhin se larja në det është e ndaluar. Pak kohë më parë ministri i turizmit Blendi Klosi hodhi hipotezën se në verë mund të shkohet në plazh, pasi ke marrë leje tek e-Albania. Pronarët e bareve dhe restoranteve buzë detit janë të paqartë për masat që duhet të marrin për hapje e lokaleve dhe për rekrutimin e punonjësve sezonalë që iu duhen.

Për gjithkënd, në këto ditë kur dielli shkëlqen dhe koha është e bukur është ende e paqartë se si do ti planifikojnë pushimet verore. Perspektiva e diellit, detit, kripës dhe rërës duket e largët për sa kohë nuk është gjetur vaksina kundër Covid 19 dhe nuk është konfirmuar një mjekim i përshtatshëm.

E megjithatë, mendjet më revolucionare që nuk duan ta pranojnë heqjen dorë nga qejfet e përhershme kanë filluar të publikojnë shpikjet e para për sezonin e ri.

Udhëtimet e pamundura

Megjithëse gjithë udhëheqësit europianë po i thonë bashkëkombasve të tyre se pushimet duhet ti kalojnë në vendet prej nga janë, megjithëse linjat ajrore janë ende me avionë në pista, megjithëse shumë shoqëria ajrore rrefuzojnë dhe rimbursimin e biletave tashmë të blera, megjithëse kufijtë janë më hermetikë dhe për të kaluar nga një shtet tek një tjetër përveç pashaportës do të duhet ndoshta edhe një librezë mjeksore, ka shpikës që nuk dorëzohen.

Për të shmangur pamundësinë e distancimit social në avione, ku pasagjerë të panjohur janë fare pranë njëri tjetrit, një kompani italiane, Avionteriors ka dizenjuar një model të rri ndenjësesh në aviona të cilat ndahen me një mbulesë peçiglasi në lartësinë e kokës.

Kjo ide qe është parë në një formë më të ndryshme edhe në banakët e supermarketeve dhe në sportelet e bankave, është një rezistencë e atyre që nuk e konceptojnë dot një jetë pa pushiime.

Të izoluar në rërë

Në shumë vende europiane, të bindur se nuk do të ketë një dyndje drejt plazheve, po hidhet ideja e kufizimit dhe konrrollit. Një ditë plazh në javë, me ndoshta një orë e gjysëm në det është hedhur një ide në Francë, ndonëse dielli dhe kripa mendohet se e nxjerrin jashtë loje virusin.

Por pavarësisht nga këto parashikime pesimiste edhe këtu imagjinata nuk mungon. Sipas gazetës italiane la repubblicca, një ndërmarje në Modena e quajtur Nuova neon, ka projektuar një kub peçiklasi me largësi 4.5 metra dhe dy metra të lartë për të ndarë ata që rreziten nga njëri tjetri.

Megjithëatë në Itali ku turizmi punëson 4.2 milionë persona dhe përbën 13% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto, për të pritur një pjesë të 45 milionë pushuesve ka edhe zgjidhje më të thjeshtë si kjo e Porto Cesareo në Pulia. Aty propozohen çadra të rrethuara me litar ku shezllonët të jenë jo më afër se 1.50 m. nga njëri tjetri. Madje edhe shërbimi nga kamarierët do të bëhet nëpër çadra për të mos grumbulluar shumë persona në bar.

Qefi para kufizimit

Në vendin e Donald Trump, disa shtete nuk hezitojnë të kundërshtojnë kufizimet. Ky është rasti i Floridas, e cila e rihapi një pjesë të plazheve të saj në 17 Prill, ndonëse kishte në të njëjtën kohë rekordin e vdekjeve prej Covid-19.

Atë ditë, u pa një nxitim marramendës drejt plazheve, veçanërisht në Jacksonsville (shih foton më poshtë), menjëherë pas njoftimit të Guvernatorit konservatorit, Ron de Santis.

Zyrtarisht, ky mbështetës i zjarrtë i Donald Trump ka autorizuar disa komuna që të rihapin plazhet dhe parqet me kushtin që të vendosen masa për të zbatuar distancën sociale. Por padyshim kjo nuk ishte e lehtë për t’u zbatuar gjë që tani për tani u jep të drejtë atyre që mbështesin masat kufizuese.

©Lapsi.al me disa të dhëna nga HuffPost.fr



5 Comments

  1. Përse Berisha nuk e thyen vetë karantinën?Por ju kerkon te tjereve ta bejne,ja di rrezikun vete,por te tjereve ju thote dilni,se keshtu i shton vdekjet qe po i pret prej dy muajsh,doktor vdekja salih

    1. perse basha doli javen e kaluar e tha une mbeshtes kedo qe do protestoje por sot del e thote opozita nuk do merret me me protesta ? po dhe ai si rama me Covid-in ? cdo jave themi nga nje gje ndryshe ? te dhjefsha evropen qe i jep zemer e na perdor neve te tjereve, EU4tech eshte nga fillon e keqja qe perdor punen tende per tja dhene qeverise shqiptare. ju rrofte sorosi majtas e djathtas

  2. Rregulla të reja kanë hyrë në fuqi me ligjin e ri i cili kërkon nga shumica e njerëzve në Gjermani të veshin maska për fytyrën në transportin publik, trenat me distanca të gjata dhe në dyqane.

    I ashtuquajturi Maskenpflicht (detyrë maskë) u prezantua në 15 nga 16 shtetet e vendit të hënën në mëngjes. Shteti verior i Schleswig-Holstein do të jetë të mërkurën shteti i fundit që zbaton legjislacionin.

    Gjoba nga 25 deri 10,000 euro mund të vendosen për ata që nuk mbajnë maskën, me norma që ndryshojnë gjerësisht në të gjithë vendin, madje disa shtete, të tilla si Berlini dhe Brandenburgu, këmbëngulin për të mos vendosur aspak gjoba, por do të mbështeteshin në vend të kësaj tek vetë njerëzit që i tregojnë njëri-tjetrit respekt të ndërsjellë duke i mbajtur ato.

    Shtetet e tjera thanë se do të lejojnë disa ditë që njerëzit të mësohen me rregullin e ri. Gjobat më të mëdha do të zbatohen për shitësit e dyqaneve, stafi i të cilëve është kapur shpesh të mos ketë maska, dhe për këtë ka sisteme gjobë shtesë në disa shtete për shkelësit e përsëritur.

    Autoritetet kanë qenë të shpejtë për të këmbëngulur që maskat nuk kanë nevojë të miratohen nga mjekësia. Shamitë ose leckat mbi hundë ose gojë janë adekuate. Rrobaqepëset në të gjithë vendin kanë qenë të zënë duke bërë maska për të përmbushur kërkesën e lartë.

    Disa shtete, të tilla si Saksonia dhe Mecklenburg-Vorpommern, kanë thënë se do të ofrojnë maska për qytetarët e tyre. /The Guardian/

  3. Boll bere copy paste o idot. E morem vesh se cfare po ben Gjermani. Futu ne youtube dhe degjo dr Rashid Buttar qe eshte nje 50 doktoret me te mire ne USA se cfare thote pastaj komento. Pse nuk merrni shembullin e Suedise ku jeta vazhdon normalisht dhe ku numri i te vdekurve dhe te infektuarve eshte sa gjysma e vendeve me izolime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *