• |
ide | kryesore

E hënë e përgjakshme/ 6 të vdekur brenda pak orësh, dy atentate mafioze

Kryesore, Lajme



Qetësia e karantinës dhe fokusi tek pandemia e Covid-19 është prishur pasditen e sotme në Shqipëri. Brenda një dite 6 persona humbën jetën. 4 vrasje të rrethuara me mister, një vetëvrasje dhe një trup tjetër i gjetur i pajetë në pyll.

Dy të vrarë në Lezhë

Preng Simoni dhe Kolë Murrani janë dy personat që janë vrarë me armë zjarri në Lezhë. Dy 60-vjeçarët dyshohet se janë qëlluar me kallashnikov, nga një distancë jo shumë e largët. Paraprakisht Preng Simoni dhe Kolë Murrani, nuk rezultojnë persona me precedentë të mëparshëm. Të dy janë qëllur në një Kodër pranë fshatit Lalm i Vjetër në Lezhë. Zona ku ka ndodhur krimi është me terren malor dhe shumë larg banesave. Kol Murani ishte një rapsod i njohur në Lezhë. Policia ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij krimi të rëndë. Lapsi.al sjell video nga vendi i ngjarjes.

Dy të vrarë në Durrës

Pas Lezhës një tjetër atentat mafioz ndodhi në Durrës. Viktimat janë dy vëllezër me origjinë nga Puka. Lapsi.al zbardh detaje të tjera nga ngjarje e rëndë. Burimet thonë se dy vëllezërit Besmir e Vikor Haxhiaj, po udhëtonin me automjetin tip ‘Golf’, teksa një automjet tjetër i ka prerë rrugën pranë tregut të makinave në Shëna Vlash. Autorët, dy persona sipas dëshmitarëve, kanë qëlluar me një breshëri automatiku nga pas dhe para automjetit.

Synimi sipas grupit hetimor ka qenë eleminimi fizik i vellezërve me origjinë nga Puka dhe me banim në Spitallë, Viktor dhe Besmir Haxhiaj mbi trupat e të cilëve janë derdhur disa plumba.

Në automejtin e viktimave nuk është gjetur asnjë mjet apo send i dyshimtë. Ndërsa në vendngjarje ka sekuestruar 27 gëzhoja. Deri më tani mësohet se u shoqëruan rreth 30 përsona në polici për të dhënë dëshminë e tyre. Ende nuk dihet motivi i vrasjes. Hetimet po kryhen në disa pista.


Vetëvaret biznesmeni në Elbasan

Një pronar i një pike të këmbimit valutor në Elbasan është gjendur i pajetë në banesën e tij pasditen e sotme. 54 vjeçari është gjendur nga familjarët e tij i vetëvarur në tualet.

“Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur i  vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç.  Nga këqyrja paraprake e kufomës  nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja” – njofton policia. Dyshohet se shkak i ngjarjes janë borxhet që ai ka pasur.

Përrenjas, një 30-vjeçar gjendet i vetvarur në pyll.

Djali i një çifti që ka biznese në qytetin e Përrenjasit është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt.

“Në fshatin Stravaj , Librazhd, është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi F.A., 30 vjeç. Nga këqyrja paraprak e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse shenja të shkaktuar nga vetëvarja” njofton policia.

Sipas burimeve zyrtare, 30-vjeçari Flori Albrahimi pasditen e të hënës është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë. Ai ishte baba i një foshnje 6 muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Përrenjasit. Mbetet mister shkaku i vetëflijimit të tij.

©LAPSI.al



12 Comments

  1. Burg per ata qe dalin pa leje me ble ndoj pakete cigare, burg kush del me punue pa

    leje per te fituar buken e kalamajve qe i ka lene qeveria pa asnje ndihme, burg kush

    nderron dy tjegulla ne cati, sa e gateshme eshte forca e ligjit per keto gjera pa sa

    per te vrare seshte ndonje gje e madhe, ku ka kohe policia per vrasje e me the e

    te shashe. Ne te vertete policia nuk ka faj, sepse me e lehte eshte te gjobitesh

    apo te futesh ne burg ndonje hallexhi qe del pa leje ose ka kaluar orarin sesa

    ndonje killer .

  2. Mendoj se duhet bërë një lëshim për Sali Berishën. Një lëshim duke I dhënë një status personi të privilegjuar, jashtë e-albania-s.

    Duke qenë se ai po përpiqet të frymëzoj një lëvizje kundër masave të izolimit, duke I quajtur ato terror politik, me retorikën e tij të përditëshme në kërkim të vdekjeve që nuk po vijnë, ai duhet vënë në provë.

    Meqë Berisha mendon se rruga më e mirë për të arritur tek vdekjet që nuk I duken shumë, është thyerja e masave të izolimit, e maskuar si protest kundër atyre që i quan masa kriminale, ai duhet lejuar të dal në rrugë.

    Tashmë masat e izolimit nuk janë temë debati. Ato janë rregullore lufte dhe nuk ka njeri ndërmend të hyj në debat me Berishën për këtë gjë.

    Por një lëshim I duhet bërë.

    Për ta kuptuar të gjithë, në rradhë të parë të vetët, se sa hipokritë është dhe me njerëzit e tij, kur u kërkon të thyejnë karantinën.

    Unë nuk e di se çfarë e pengon këtë njeri, të heq maskën, të heq dorezat e të dal gjithë ditën rrugëve.

    Kështu së paku nuk u duket hipokrit idhtarëve që kundërshtojnë masat izoluese.

    Nuk është mirë të arrestoni për këtë gjë. Nëse keni ndërmedn ta bëni, ka plot krime të tjera në listë që mund ta arrestoni.

    Lereni të bredh disa ditë rrugëve, të sillet si njeri I lirë, dhe ta heq këtë merakun e masave izoluese. Por ai nuk e bën.Nuk e ka bërë deri tani, por u bën thirrje të tjerëve

    Vet mbyllet, ose tel Vila në Lalëz ose tek apartamenti në Tiranë dhe nuk del në rrugë. Vet e di që mund të infektohet dhe me moshën që ka ti krijohen problem.

    Por mënyra dhe këmbngulja me të cilën u kërkon shqiptarëve të thyejnë masat e karantinës, është aq e madhe, sa çuditesh se si ky njeri nuk e thyen vet karantinën, por ua kërkon të tjerëve.

    Jepini leje ta thyej karantinën dhe të sillet rrugëve si I çmendur, nëse do.

    Por në fakt ai nuk do. Ai thjeshtë do të frymëzoj një lëvizje idjotësh me shpresë që të shtohen vdekjet në kurriz të tyre, jo në shpinë të tij. Vet duket se e di mire, që Zoti nuk është si Drejtësia shqiptare që bën dhe pazare politike.

  3. ket zagarin e ores 20.46 e lejoni me bo koment 100 here ne dite mor qelbsinat e mutit,per te tjeret thoni ju kapem per se dyti

  4. Përse Berisha nuk e thyen vetë karantinën?O goni eshte koment o koqe dhe nuk eshte i perseritur,por dil dhe bindju salihut thye karantinen blidh dhe shpellkaret e tjere

  5. Rregulla të reja kanë hyrë në fuqi me ligjin e ri i cili kërkon nga shumica e njerëzve në Gjermani të veshin maska për fytyrën në transportin publik, trenat me distanca të gjata dhe në dyqane.

    I ashtuquajturi Maskenpflicht (detyrë maskë) u prezantua në 15 nga 16 shtetet e vendit të hënën në mëngjes. Shteti verior i Schleswig-Holstein do të jetë të mërkurën shteti i fundit që zbaton legjislacionin.

    Gjoba nga 25 deri 10,000 euro mund të vendosen për ata që nuk mbajnë maskën, me norma që ndryshojnë gjerësisht në të gjithë vendin, madje disa shtete, të tilla si Berlini dhe Brandenburgu, këmbëngulin për të mos vendosur aspak gjoba, por do të mbështeteshin në vend të kësaj tek vetë njerëzit që i tregojnë njëri-tjetrit respekt të ndërsjellë duke i mbajtur ato.

    Shtetet e tjera thanë se do të lejojnë disa ditë që njerëzit të mësohen me rregullin e ri. Gjobat më të mëdha do të zbatohen për shitësit e dyqaneve, stafi i të cilëve është kapur shpesh të mos ketë maska, dhe për këtë ka sisteme gjobë shtesë në disa shtete për shkelësit e përsëritur.

    Autoritetet kanë qenë të shpejtë për të këmbëngulur që maskat nuk kanë nevojë të miratohen nga mjekësia. Shamitë ose leckat mbi hundë ose gojë janë adekuate. Rrobaqepëset në të gjithë vendin kanë qenë të zënë duke bërë maska për të përmbushur kërkesën e lartë.

    Disa shtete, të tilla si Saksonia dhe Mecklenburg-Vorpommern, kanë thënë se do të ofrojnë maska për qytetarët e tyre. /The Guardian/

  6. I ka legalizimi i hashashit keto. Se do ndahen tokat ku do punohet dhe kush. Se do beje shtet ky robqiri. Me sh do vriten per hashash e per buke sesa corona o robqir Kryeminister. Se na ke fut ne burg o psikopat.

  7. Kulluri i kujton kryedemokratit se ajo opozita që “ulërinte” ka qeverisur për 13 vite dhe se oborri i selisë ishte gjithmonë i mbushur me demokratë. Gjithashtu ai përmend faktin se Partia Demokratike që ka drejtuar Berisha e ka futur atë në politikë dhe Basha sot e ka shkatërruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *