• |
ide | kryesore

Golf, “llogaria” e Tiger Woods: ka fjetur me 121 femra

Sport

I konsideruar si më i madhi golfist i të gjitha kohëve, Tiger Woods ka kaluar një jetë nën dritën konstante të prozhektorëve, sa për magjitë e tij mbi bar, ashtu edhe për bëmat jashtë fushës. Sipas një raporti të National Enquirer, gjatë martesës me Elin Nordegren, Woods ka patur raporte jashtëmartesore me 121 femra të ndryshme. Shumë nga të cilat kanë rrëfyer më pas eksperiencat e tyre për revistën Vanity Fair, në një publikim të famshëm me titullin “Joshjet e Tiger Woods”.


Periudha më e errët e karrierës së Tiger nisi Ditën e Falenderimeve në 2009, me një incident misterioz me makinë e me bashkëshorten e tij të tërbuar nga histeria. Kronikat e asaj periudhe tregojnë se Elin kishte dalë me një shkop bejsbolli për të shkatërruar mjetin e duke plagosur në fytyrë burrin. Një gjest tërbimi që lidhej me mungesën e besnikërisë së vazhdueshme nga një burrë që kishte probleme edhe me varësinë nga alkoli e droga.


Me kohën, Tiger Woods përfundoi duke pranuar gjithcka, sidomos pas rrëfimeve të shumë vajzave që kishin nisur të zbulonin detaje të raporteve seksuale me yllin e golfit amerikan. Në atë moment Woods vendosi ta mbyllte me sportin: “Pas një reflektimi të thellë, kam vendosur të tërhiqem nga golfi për një periudhë kohe të pacaktuar – tha ai – Duhet të përqendrohem të jem një bashkëshort më i mirë, një baba më i mirë e një person më i mirë”. Sidoqoftë kjo nuk e shmangu divorcin, që thuhet se i ka kushtuar Tiger rreth 300 milionë dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu