• |
ide | kryesore

Këtej e tutje maskat me detyrim/ Gjermania përcakton rregullat ku duhen mbajtur

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Gjermani nga e hëna është vendosur detyrimi i mbajtjes së maskës në shumë ambiente publike, si supermarkete apo në qarkullimin urban. Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia.maska

Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe shall pambuku. Por landet kanë rregullore të ndryshme për mbajtjen e maskave. Në landin Renani-Veriore Vestfali për shembull maskat duhen mbajtur edhe në stacione autobusi, në taksi, bankë, pika karburanti, postë apo klinika. Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia.

Detyrimi i maskës është prej moshës 6 vjeç dhe nuk vlen për njerëzit e sëmurë apo shpesh edhe për punonjëset në kasë. Në shkolla, për nxënësit e klasave të maturës nuk është detyrim mbajtja e maskës në mësim, por rekomandohet në korridore apo në oborret gjatë pushimit.

Deutschland Maskenpflicht Mundschutz Mund-Nasen-Schutz (picture-alliance/dpa/S. Gollnow)

Lidhur me gjobat në rast të shkeljeve, shumë lande gjermane në fillim do të reagojnë të rezervuara. Fillimisht do të jepen paralajmërime, por në raste të caktuara do vendosen edhe gjoba. Në Berlin apo Saksoni-Anhalt thuhet se nuk do të ketë penalizime. Në Renani-Veriore Vestfali u lihet në dorë komunave vendosja e gjobave. Bavaria është më e rreptë. Në rast të shkeljeve në publik vendosen gjoba deri në 150 euro. Për ata pronarë dyqanesh apo qendrash ku vihen re shkelje të detyrimit të maskës mund të vendosen gjoba deri në 5000 euro.

Mundschutz Behelfsmaske Mund,- Nasenschutz Deutschland (picture-alliance/dpa/T. Hase)

Ndërkohë të hënën Bundeswehri solli më shumë se 10 milionë maska profesionale për mjekët e infermierët nga Kina. Ministrja e Mbrojtjes, Anngeret Kramp-Karrenbauer i mori maskat në Leipzig në dorëzim, nga ku ato do të shpërndahen tek ministritë e Shëndetësisë së landeve. Kramp-Karrenbauer theksoi rëndësinë e furnizimit. Vendimi për lirime të mundshme të masave të Coronës “varet shumë nga sigurimi i pajisjeve duhura mbrojtëse”, tha ajo. Aktualisht 15.000 ushtarë gjermanë janë aktivë në luftë kundër Coronës. DW



8 Comments

  1. Mendoj se duhet bërë një lëshim për Sali Berishën. Një lëshim duke I dhënë një status personi të privilegjuar, jashtë e-albania-s.

    Duke qenë se ai po përpiqet të frymëzoj një lëvizje kundër masave të izolimit, duke I quajtur ato terror politik, me retorikën e tij të përditëshme në kërkim të vdekjeve që nuk po vijnë, ai duhet vënë në provë.

    Meqë Berisha mendon se rruga më e mirë për të arritur tek vdekjet që nuk I duken shumë, është thyerja e masave të izolimit, e maskuar si protest kundër atyre që i quan masa kriminale, ai duhet lejuar të dal në rrugë.

    Tashmë masat e izolimit nuk janë temë debati. Ato janë rregullore lufte dhe nuk ka njeri ndërmend të hyj në debat me Berishën për këtë gjë.

    Por një lëshim I duhet bërë.

    Për ta kuptuar të gjithë, në rradhë të parë të vetët, se sa hipokritë është dhe me njerëzit e tij, kur u kërkon të thyejnë karantinën.

    Unë nuk e di se çfarë e pengon këtë njeri, të heq maskën, të heq dorezat e të dal gjithë ditën rrugëve.

    Kështu së paku nuk u duket hipokrit idhtarëve që kundërshtojnë masat izoluese.

    Nuk është mirë të arrestoni për këtë gjë. Nëse keni ndërmedn ta bëni, ka plot krime të tjera në listë që mund ta arrestoni.

    Lereni të bredh disa ditë rrugëve, të sillet si njeri I lirë, dhe ta heq këtë merakun e masave izoluese. Por ai nuk e bën.Nuk e ka bërë deri tani, por u bën thirrje të tjerëve

    Vet mbyllet, ose tel Vila në Lalëz ose tek apartamenti në Tiranë dhe nuk del në rrugë. Vet e di që mund të infektohet dhe me moshën që ka ti krijohen problem.

    Por mënyra dhe këmbngulja me të cilën u kërkon shqiptarëve të thyejnë masat e karantinës, është aq e madhe, sa çuditesh se si ky njeri nuk e thyen vet karantinën, por ua kërkon të tjerëve.

    Jepini leje ta thyej karantinën dhe të sillet rrugëve si I çmendur, nëse do.

    Por në fakt ai nuk do. Ai thjeshtë do të frymëzoj një lëvizje idjotësh me shpresë që të shtohen vdekjet në kurriz të tyre, jo në shpinë të tij. Vet duket se e di mire, që Zoti nuk është si Drejtësia shqiptare që bën dhe pazare politike.

    1. E paske kap’ sufllaqen falas sot e?
      SHih se nderkohe qe ti poston me copy-paste, cunat e lalierit dhe surrelsit po te shkerdhejne mamin, motren dhe tezen

  2. E kur e mendon se ky komentuesi i pare paguhet nga taksat e te gjithe komentuesve ketu qe tju caj karin. Ti ke pune mor mavi, kopjo-ngjit te njejtin postim pa lidhje ne cdo artikull. Ti ske nevoje as per page lufte e as per page paqe, ti i lepin bythen Edi Rames e ne te japim leket.Brravo te qoft o mamqir mavi.

  3. Mavrinjte ende nuk po e kuptojn qe mallkimi i ka zene te gjith pa perjashtim. edhe kryemavrinjte kudo ku jane. Po nejse aq kane aq din aq bejne. Kripa ja u ka sjelle ne pjat.

  4. Po pse nuk thoni dhe qe ne Gjermani ne shumicen e e qyteteve shperndan shteti maska falas, se ka rendesi te madhe kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *