• |
ide | kryesore

Koronavirusi, 333 viktima në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Planet



Ka zgjatur vetëm një ditë ulja e numrit të viktimave të reja nga koronavirusi në Itali, i cili ditën e dielë numëroi 260 humbje jete, një nga shifrat më të ulëta që nga mesi i muajit mars.

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore italiane raportuan se 333 persona të tjerë ndërruan jetë nga virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina, duke e çuar numrin total të viktimave në 26977.

Lajmi i mirë nga Italia është që është zvogëluar ndjeshëm numri i rasteve të reja me 1739 të prekur. Në total në vendin fqinj janë infektuar nga Covid-19, 199 414 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *