• |
ide | kryesore

Nga sot rregulla të reja/ Çfarë ndodh me lëvizjen, bizneset, taksistët dhe “zonat e gjelbra”

Lajme, Të fundit



27 prilli shënon fillimi e një faze të re në Shqipëri sa u përket masave lehtësuese nga CoVId-19. Në të gjitha qytetet është zgjatur fasha orare e lëvizjes së këmbësorëve, nga 90 minuta që ka qenë është bërë 120 minuta. Nga dita e sotme janë rikthyer në punë rreth 27 mijë punonjës, pasi është hapur blloku i dytë i bizneseve nga ora 07:00-17:30.

Pjesë e listës, e cila është publikuar në portalin e-albania, janë kryesisht dyqane të pakicës si veshjet, këpucët, lule etj. Po sot, qytetarët do të kenë mundësi për të lëvizur me taksi, megjithatë ashtu si kurse është paralajmëruar si dyqanet ashtu edhe taksitë do të duhet të ndjekin me rigorozitet protokollin e sigurisë, në të kundërtën do të ndëshkohen.

Ndërkohë në zonat e gjelbra ka një fashë orari dedikuar vetëm pensionistëve. Për ta është menduar 6:00- 08:30 të mëngjesit, e ndërsa qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Sa i takon makinave private të transportit, ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer. Ndërsa theksojmë që në zonat me risk të lartë, makinat private lejohen të qarkullojnë pasi janë pajisur me autorizim në e- albania dhe vetëm në dy fasha orare që janë 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16:00-17:30.



1 Comment

  1. Mendoj se duhet bërë një lëshim për Sali Berishën. Një lëshim duke I dhënë një status personi të privilegjuar, jashtë e-albania-s.

    Duke qenë se ai po përpiqet të frymëzoj një lëvizje kundër masave të izolimit, duke I quajtur ato terror politik, me retorikën e tij të përditëshme në kërkim të vdekjeve që nuk po vijnë, ai duhet vënë në provë.

    Meqë Berisha mendon se rruga më e mirë për të arritur tek vdekjet që nuk I duken shumë, është thyerja e masave të izolimit, e maskuar si protest kundër atyre që i quan masa kriminale, ai duhet lejuar të dal në rrugë.

    Tashmë masat e izolimit nuk janë temë debati. Ato janë rregullore lufte dhe nuk ka njeri ndërmend të hyj në debat me Berishën për këtë gjë.

    Por një lëshim I duhet bërë.

    Për ta kuptuar të gjithë, në rradhë të parë të vetët, se sa hipokritë është dhe me njerëzit e tij, kur u kërkon të thyejnë karantinën.

    Unë nuk e di se çfarë e pengon këtë njeri, të heq maskën, të heq dorezat e të dal gjithë ditën rrugëve.

    Kështu së paku nuk u duket hipokrit idhtarëve që kundërshtojnë masat izoluese.

    Nuk është mirë të arrestoni për këtë gjë. Nëse keni ndërmedn ta bëni, ka plot krime të tjera në listë që mund ta arrestoni.

    Lereni të bredh disa ditë rrugëve, të sillet si njeri I lirë, dhe ta heq këtë merakun e masave izoluese. Por ai nuk e bën.Nuk e ka bërë deri tani, por u bën thirrje të tjerëve

    Vet mbyllet, ose tel Vila në Lalëz ose tek apartamenti në Tiranë dhe nuk del në rrugë. Vet e di që mund të infektohet dhe me moshën që ka ti krijohen problem.

    Por mënyra dhe këmbngulja me të cilën u kërkon shqiptarëve të thyejnë masat e karantinës, është aq e madhe, sa çuditesh se si ky njeri nuk e thyen vet karantinën, por ua kërkon të tjerëve.

    Jepini leje ta thyej karantinën dhe të sillet rrugëve si I çmendur, nëse do.

    Por në fakt ai nuk do. Ai thjeshtë do të frymëzoj një lëvizje idjotësh me shpresë që të shtohen vdekjet në kurriz të tyre, jo në shpinë të tij. Vet duket se e di mire, që Zoti nuk është si Drejtësia shqiptare që bën dhe pazare politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *