• |
ide | kryesore

Pas ndihmës së Erdogan për Covid 19 fshihen synime gjeostrategjike

-Instant, Kryesore, Lajme



Turqia është vendi më bujar në ndihmat që po i jepen Shqipërisë për COVID-19, por sipas gazetës “Le Monde” këto nuk janë thjeshtë dhurata të pafajshme. E përditshmja franceze ka botuar një artikull të titulluar: “Erdogan po e shfrytëzon pandeminë për ambiciet e tij rajonale”, ku ndër të tjera theksohet se një sasi e madhe materialesh mjeksore po shpërndahet javët e fundit nga Turqia në mbi 30 vende të botës. Ajo citon një thënie të presidentit Erdogan gjatë një fjalimi televiziv drejtuar popullit të tij: “Për herë të parë që pas luftës së dytë botërore ne po shikojmë një strukturim të botës. Turqia ka mundësinë të jetë në ballë të këtij procesi”.

Lexo më tej:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama Erdogan?

“Le monde” përshkruan se si ministrat dhe oborrtarët e Erdogan nuk flasin veçse për këtë gjë duke përsëritur idenë e presidentit. Ajo citon edhe një nga gazetarët më mbështetës të regjimit, Ibrahim Karagul, i cili flet për një “mrekulli të re turke” pas mbledhjes së popujve në suazën e perandorisë osmane duke theksuar se “Erdogan po e ribashkon atë duke ndryshuar rrjedhën e historisë”.

Pikërisht Erdoganit iu drejtua i pari për ndihmë edhe kryeministri Rama. Pasi kishte mbajtur një fjalim disfatist përpara shqiptarëve duke thënë se këtë herë jemi vetëm dhe s’ka mundësi të na ndihmojë askush, ai doli në 20 mars në “Opinion” për të siguruar shikuesit se Erdogan është ai që mund të na shpëtojë nga apokalipsi. Rama tha se ka biseduar me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin tha se është në kontakt të vazhdueshëm.

“Ne kemi prej kohësh, jo tani, prej dy javësh vendosur në tavolinën e shtetit turk alternativën, pra një listë me kërkesa në rast se do të përmbyset bota dhe nuk do të ketë më asnjë mundësi komunikimi me askënd. Ne mendojmë që atë pjesën kritike, atë gjënë që duhet me e pas të garantuar për një plan C, duhet që ta kemi të garantuar dhe e kemi të garantuar me Turqinë”, tha ai. Ky lajm u rimor menjëherë nga mediat proqeveritare dhe televizioni shtetëror turk TRT.  

Pak ditë më pas ministrja Manastirliu ndau në Facebookun e saj foto të “Lasgushit” të mbushur me 7 tonë ndihma mjeksore, maska veshje dhe kite. Edi Rama nuk humbi rastin për të publikuar në faqen e tij foto të autoambulancave të dhuruara nga Turqia, ndërsa sërish Manastirliu dha intervitë për televizionet turke kur në Rinas mbëritën 7 tonët e dyta me ndihma.  

Ajo që nuk duket në këto pamje por që gazeta franceze « Le Monde » e thekson me ironi është fakti se në të gjitha kolitë duket etiketa “PRESIDENCA” për të theksuar rolin humanitar të autokratit turk që në vendin e vet shkel të drejtat e njeriut. Njësoj si Rama me mjekët dhe infermierët që shkuan në Itali edhe Erdogan po përpiqet ta shfrytëzojë këtë pandemi për aureolën e tij personale dhe për synimet gjeostrategjike të regjimit të tij. E në këtë mision, si pagesë për ndihmat, është ndihmuar edhe nga Tirana. Videot dhe deklaratat e qeveritarëve shqiptarë që ekzaltojnë ndihmën nga Ankaraja janë në këto momente një ushqim i mirë për propagandën e regjimit islamo konservator të Erdoganit.  

©Lapsi.al



37 Comments

    1. Qeveria dhe populli turk, sjellin nje aeroplan C-130, plot me ndihma falas, cfare ben PERBINDESHI RAMA me BANDEN e HAJDUTEVE? Pa u shkarkuar ndihmat ne Rinas, bejne tenderin-vjedhjen e rradhes duke i deklaruar ndihmat falas, si te blera, ku nje maske bezeje 1-perdorimshe ka cmimin e references ne dogane prej 8€.
      Ky VAMPIR dhe BANDA, vjedh edhe vdekjen, mjerimin, fatkeqsine, varret, viktimat, me te ndyre se ANTINJERIU RAMA, nuk mund te ekzistoj ne kete Univers.
      Paret e vjedhura i befshi ilace limfome dhe mermere varresh o BASTARDE!

  1. EDI RAMA E SHET SHQIPËRINE TE TURQIA,HASHIM THAQI E SHET KOSOVEN TE SERBIA,

  2. Franca nuk ka nevoje te beje si xheloze mund te na ndimoje me shume .Turqia na ka ndimuar pa asnje interes kur kemi pase nevoje ne te gjithe drejtimet mos harroni vitin 1997 kur kemi qene duke u zhbere si shtet dhe ishte kryeministrja e turqise qe e bllokoi planin per copetimin e shqiperise. minimumi ti themi faleminderit .

    1. Mos e ngatrron gje me italianet… me operacionin Pelikan (ne 1991) dhe operacion Alba ne 1997…
      Ishin italiane ata… jo turq.
      He xhan i xhaxhit

      1. O Mandrooo…o xhan i ktij timit….ça po thu?!?!?
        Eshte e turpshme ta thuash si sterniper te Skenderbeut …po qen turqit ata qe i thane grekeve MOS ZBARKONI NE SHQIPERI!

        1. Uaaa. Nuk e dija vllai im.
          Ku e gjete kte informacionin per planin e zbarkimit grek ?, se me paska shpetuar…

      2. Jo ngaterrohet kjo me dy pushtimet italiane ne vitet 1920 dhe 20 vjet me vone…. Rrofte Selam Musai, rrofte Turqia

  3. Mendoj se duhet bërë një lëshim për Sali Berishën. Një lëshim duke I dhënë një status personi të privilegjuar, jashtë e-albania-s.

    Duke qenë se ai po përpiqet të frymëzoj një lëvizje kundër masave të izolimit, duke I quajtur ato terror politik, me retorikën e tij të përditëshme në kërkim të vdekjeve që nuk po vijnë, ai duhet vënë në provë.

    Meqë Berisha mendon se rruga më e mirë për të arritur tek vdekjet që nuk I duken shumë, është thyerja e masave të izolimit, e maskuar si protest kundër atyre që i quan masa kriminale, ai duhet lejuar të dal në rrugë.

    Tashmë masat e izolimit nuk janë temë debati. Ato janë rregullore lufte dhe nuk ka njeri ndërmend të hyj në debat me Berishën për këtë gjë.

    Por një lëshim I duhet bërë.

    Për ta kuptuar të gjithë, në rradhë të parë të vetët, se sa hipokritë është dhe me njerëzit e tij, kur u kërkon të thyejnë karantinën.

    Unë nuk e di se çfarë e pengon këtë njeri, të heq maskën, të heq dorezat e të dal gjithë ditën rrugëve.

    Kështu së paku nuk u duket hipokrit idhtarëve që kundërshtojnë masat izoluese.

    Nuk është mirë të arrestoni për këtë gjë. Nëse keni ndërmedn ta bëni, ka plot krime të tjera në listë që mund ta arrestoni.

    Lereni të bredh disa ditë rrugëve, të sillet si njeri I lirë, dhe ta heq këtë merakun e masave izoluese. Por ai nuk e bën.Nuk e ka bërë deri tani, por u bën thirrje të tjerëve

    Vet mbyllet, ose tel Vila në Lalëz ose tek apartamenti në Tiranë dhe nuk del në rrugë. Vet e di që mund të infektohet dhe me moshën që ka ti krijohen problem.

    Por mënyra dhe këmbngulja me të cilën u kërkon shqiptarëve të thyejnë masat e karantinës, është aq e madhe, sa çuditesh se si ky njeri nuk e thyen vet karantinën, por ua kërkon të tjerëve.

    Jepini leje ta thyej karantinën dhe të sillet rrugëve si I çmendur, nëse do.

    Por në fakt ai nuk do. Ai thjeshtë do të frymëzoj një lëvizje idjotësh me shpresë që të shtohen vdekjet në kurriz të tyre, jo në shpinë të tij. Vet duket se e di mire, që Zoti nuk është si Drejtësia shqiptare që bën dhe pazare politike.

  4. shoku Kadri Hazbija kur u prishem me kinen beri nje bisede me kuadrot e Fierit dhe kur nje trim e pyeti.Kur ju
    dinit qe Kina ishte revizioniste pse i mbajtet mardhniet me te,ai u pergjegj Ne zbatuam parimin Shkul qime derri sa me shume…Keshtu po vepron dhe Rama me turqit

  5. C’mereni me Saliun, lerjani ate disa deficenteve provinciale te kenaqen me ate qenie patologjike, se gjynah ju duhet nje personazh folkrorik si Bajlozi, “gjergj Elez Alia”, Kucedra,……etj. Ndryshe jeta e tyre s’ka kuptim. Deri aty harrin fantazia e tyre.

  6. Kjo qenka `zbulimi i shekullit`.
    Po kto gjera dihen, asnje… ASNJE nuk ndihmon pa interesa ne fushen politike…
    Nga ana tjeter: Ne se ka vende qe bejne politike te flliqur ne bote, Franca eshte e para.
    Shikoni vetem ndryshimin e vendeve ish-koloni te Frances dhe krahasojini me kolonite Angleze. Franca nuk ka sjelle asnje zhvillim, vetem grabitje e pasurive, luftra vllavrasese dhe skllaveri.
    Si e harruan qe Sarkozi-ja i mori parate dhe pastaj e vrau Gedafin.
    Oficeret e Natos franceze ishin spiune te Beogradit gjate luftes ne Kosove.
    Shteti me politike me te flliqur nga gjithe vendet e zhvilluara…. Pleahra.

  7. Qeveria, populli turk, sjellin nje aeroplan C-130, plot me ndihma falas, cfare ben PERBINDESHI RAMA me BANDEN e HAJDUTEVE? Pa u shkarkuar ndihmat ne Rinas, bejne tenderin-vjedhjen e rradhes duke i deklaruar ndihmat falas, si te blera, ku nje maske bezeje 1-perdorimshe ka cmimin e references ne dogane prej 8€.
    Ky VAMPIR dhe BANDA, vjedh edhe vdekjen, mjerimin, fatkeqsine, varret, viktimat, me te ndyre se ANTINJERIU RAMA, nuk mund te ekzistoj ne kete Univers.
    Paret e vjedhura i befshi ilace limfome dhe mermere varresh o BASTARDE!

  8. Eshte mese normale kur ngjarjet aktuale ndodhin ne kete nenyre, kur europa na ka tallur,mashtruar, copetuar,injoruar dhe diskriminuar dhe kjo duket qarte edhe ne shtyrjen e negociatave per antaresim ne BE qe ka shume gjasa qe te mos ndodhi kurre. Kete boshllek do ta mbushi nje pale e dyte ose trete sic mund te jete Kina dhe Turqia. Persa i perket Turqise ajo na eshte gjetur gjithnone e gatshne per te na ndihnuar ne kohe te veshtira dhe per me teper nuk ka pretendime territoriale si fnjinjet tane jugore dhe verior Le ta beje kete qe po ben Turqia edhe Franca ose Gjermania po me vepra jo me fjale

  9. Francezët të shkojne te kafshojne njiçik hajdar te zi ose serb…
    Edhe emrin Shqiperi e humben te drejten me e permend….hajdari n sbqiptar ta harrojn po e po

  10. Shpellkar dhe myfyt shkojne bashke,cfare nuk ju pelqen te komenti per salihun o debatikasit e pd e salihut kaq rrotaKari packet qene sa mbroni nje vrases psiqik si salihu

  11. Ky eshte KM me langaraq me varikars qe kemi pas ndonjehere. Thjesht lypes i paafte. Turqia ka thjesht interesa gjeopolitie dhe ekonomike me sh. Jep 5 ambulanca e merr albtelecomin qe eshte nder kompanite me te medha ne vend ose merr BKT etj etj. Ky rrotoshi e ka bere vendin tone site jete prone e tij..merr vendime koke te vet..ne rrime..

  12. Pamvaresisht konsideratave per Erdoganin,nuk kemi lluksin francez per te refuzuar ndihmat, nese Franca behet xheloze, le te dergoje me shume se Turqia, jo te beje pallavra gazetash.

  13. Rregulla të reja kanë hyrë në fuqi me ligjin e ri i cili kërkon nga shumica e njerëzve në Gjermani të veshin maska për fytyrën në transportin publik, trenat me distanca të gjata dhe në dyqane.

    I ashtuquajturi Maskenpflicht (detyrë maskë) u prezantua në 15 nga 16 shtetet e vendit të hënën në mëngjes. Shteti verior i Schleswig-Holstein do të jetë të mërkurën shteti i fundit që zbaton legjislacionin.

    Gjoba nga 25 deri 10,000 euro mund të vendosen për ata që nuk mbajnë maskën, me norma që ndryshojnë gjerësisht në të gjithë vendin, madje disa shtete, të tilla si Berlini dhe Brandenburgu, këmbëngulin për të mos vendosur aspak gjoba, por do të mbështeteshin në vend të kësaj tek vetë njerëzit që i tregojnë njëri-tjetrit respekt të ndërsjellë duke i mbajtur ato.

    Shtetet e tjera thanë se do të lejojnë disa ditë që njerëzit të mësohen me rregullin e ri. Gjobat më të mëdha do të zbatohen për shitësit e dyqaneve, stafi i të cilëve është kapur shpesh të mos ketë maska, dhe për këtë ka sisteme gjobë shtesë në disa shtete për shkelësit e përsëritur.

    Autoritetet kanë qenë të shpejtë për të këmbëngulur që maskat nuk kanë nevojë të miratohen nga mjekësia. Shamitë ose leckat mbi hundë ose gojë janë adekuate. Rrobaqepëset në të gjithë vendin kanë qenë të zënë duke bërë maska për të përmbushur kërkesën e lartë.

    Disa shtete, të tilla si Saksonia dhe Mecklenburg-Vorpommern, kanë thënë se do të ofrojnë maska për qytetarët e tyre. /The Guardian/

  14. Politikisht Franca ka qene kunder Shqiperise qe me shpalljen e pavaresise, sepse eshte dora e saje qe vendi i Ilireve e Daedaneve te copetohej ne tre shtete, vetem qe shqiperi te shqiptareve te mos kishte. Kete politike e ka ndjekur vazhdimisht ndaj Shqiperise sepse ate ( Francen) e kane lidhur historikisht interesat me kralin e Serbise, apo Serbine e soteme. Per ne, Franca nuk na eshte gjindur prane si interes nderkombetar, se sa Turqia, e kjo eshte realitet, pavaresisht historise shekullore te shkuara, Turqia ka qene mbrojtese e shqiptareve nga ekspasioni grek qe ka qene vazhdimisht ne rrezik per ne. dhe Turqia ka bere presion qe interesat vorio epiriote greke te shuheshin paksa, e qe presioni i vazhdueshem grek te arrije ne mareveshje me vendin tone. Persa i perket edhe pranimit ne NATO, perkrahja e Turqise ka qene pa ekuivoke, e qe ka kontribuar ne pranimin e vendit tone ne NATO pra,,, Franca nuk ka dhene kontribut ne shume hope te vendit tone, por vetem me politikat e fuqine qe ka, sheh interesat e saja ne ballkan me copezime, dhe jo si europiane te ballkanit. Per ndihma te sinqerta, ne kohe pandemie, duhen falenderuar, e sa per ekspansion ERDOGAN, me duket paksa e fryre epiteti pasi se te jete SH, B, Aja nuk ka fuqi shtetesh qe te veprojne si ne sulltanat. Kjo eshte propagande e paster konder Turqise , e ndofta, qellimi eshte per ti hapur portat ndonje shteti me grabitqar se Turqia, sepse Sot KINA po ndihmon shume vende qe nuk kane politike te njejte, atehere c.duhet te themi? A po shteti yne mjran,, dergon mjeke ne Itali, valle ka qellim tjeter per ate shtet? Thuajini faleminderit atije qe te shtrine doren e ndihmes ne dite pandemie, falenderoni, por kjo, nese abuzohet nga ky pushtet abstrakt, sic ka bere ne shume raste, atehere hajdeni se te keqen e kemi brenda.

  15. Do te bien 14 muret qe ndajne boten.
    Diktatoret do te ikin shpejt e pa lavdi.
    Elitat e korruptuata do te humbin gjithe pushtetet e tyre djallezore te kontrollit mbi njerezit.
    Inteligjenca artificiale do te kete ngrirje perfundimtare.
    Boset qe financojne shkencen molekulare e gjenetike do te vdesin per buken e gojes .
    Jane krijuar njerez gjenetike dhe kane marre identitetin e te tjereve te zhdukur e te vdekur .Gjithe llogarite e lena te te tjereve perdoren per trafikun boteror.Kane krijuar shoqerine e fshehte.Po atje ne Sheshin e Izdraelit frati benediktin bjond eshte vetem,ne sheshin e zbrazur……..
    Kur te shpertheje ky skandal qe e dine te gjithe shtetet , Nasa,Cia ,dhe inteligjenca e atyre shteteve qe mbajne armet berthamore, do te bjere e bashke me to gjithe institucionet qe i financojne.
    Do te shkrihen gjithe partite dhe konceptet ideologjike qe i mbajne si ushujza.
    Nuk do te kete race te paster gjenetike,as race te zgjedhur.
    Njerezit do lidhen me Zotin .Te gjith krijesat do jetojne me dinjitet pa luftra,arme,konflikte interesash gjeostrategjike.
    Edhe ne shkreterire do jetohet me mire se ne Japoni.
    Arabia Saudite do te pesoje varferi per shkak te vrasjeve te pafajshemve.Po keshtu dite te zeza do te kete edhe per te tjere te pushtetshem te ngjashem qe kane vrare.
    Do kete ndryshime terreni .Asnje shtet sdo jete i pare.
    Me solidaritet te gjithe vellezer do respektojne e nderojne njeri tjetrin.
    Do kalohet epoka e njorances ,do hapet vetedija individuale e kolektive,dhe pergjegjesia individuale e kolektve per te ndertuar me bashkpergjegjesi ne emer te Zotit.
    Perparesi do te kete familja e shendetshme bashke te gjithe dhe me pavaresi e individualitet te shendetshem brenda familjes.
    Shendetsia do jete natyrale, kompanite e modes do zhduken.Ushqyrja natyrale dhe konsumi ne minimum.
    Virtyti ,vlera do marrin perparesi,jeta e zakonshme pa sterhollime mendje,adhurimi,meditimi praktikimi i fese ne shtepi e tempuj pa epersi vec te gjithe vellezer. Do kete qendra te sportit te argetimit te shendetshem te matur ne cdo lagje, rruge. Njerezit do clirohen nga mendjemadhesite,tkurrjet terheqjet ,luksi pompoziteti. .,ne ambjent te shendetshem me jete te shendetshme..Shkembimi ne natyre do marre perparesi.Demokracia do te jete vetem direkte.
    Njeriu me dinjitet Hyu …Feja e gjadhe sherbyese ne qender te jetes per te gjithe.
    Epoka EMANUEL: Te gjithe vellezer!
    Populli i Zotit ,Populli Im ne te gjithe planetin: Un po te them SHEROHU !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *