• |
ide | kryesore

Zelanda e Re tregon si ia doli të zhdukë koronavirusin

Planet



Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern deklaruaroi sot se me sukses është ndaluar përhapja e coronavirusit në vendin e saj, duke pretenduar se virusi aktualisht “është zhdukur”, raporton BBC. Këto komente ajo i bëri pasi në këtë vend nuk është shënuar as edhe një rast i ri me COVID-19 të dielën.

Gjithsesi ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund. Zelanda e Re do të shfuqizojë masat e rrepta mbrojtëse, që i ka aplikuar nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.

Nga e premtja, kanë rifilluar punën disa biznese edhe pse nga qytetarët do të kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me qëllim të shmanget kontakti social. Në Zelandën e Re deri më tani janë konfirmuar 1 500 raste të prekurve me coronavirus si dhe 19 të vdekur.

“Po e rifillojmë ekonominë, por nuk po e hapin jetën sociale. Kemi fituar betejën, por duhet të jemi të kujdesshëm”, – ka shtuar kryeministrja Ardern. Sipas saj, të dhënat e fundit tregojnë se Zelanda e Re në fakt e ka zhdukur coronavirusit, megjithatë kjo nuk do të thotë sipas saj se nuk do të ketë raste të reja, por që sipas gjitha gjasave do të jetë numër i vogël dhe lehtë i menaxhueshëm.

Kryeministrja Ardern pranoi se do të kishin nga 1 mijë raste me COVID-19 në ditë, po të mos kishin reaguar në kohë duke aplikuar masa të rrepta mbrojtëse.

Por si arriti Zelanda e Re ta frenonte epideminë? Përveç masave të rrepta të izolimit, vendi i mbylli shumë herët kufijtë e tij dhe aktivitetet. Që në fillim të sëmundjes, kush hynte në Zelandën e re duhej t`i nënshtrohej karantinës së detyruar, ndërsa zhvilloi një operacion tejet të gjerë testimi dhe gjurmimi të virusit.



1 Comment

  1. Zelanda e Re,ka kopjuar te gjitha veprimet dhe mosveprimet e babes tone,prandaj pati kete sukses.Bile teste,nuk beri fare,vetem besonte ankesat e te semureve.Testet qe nuk perdori,ja dha Babes tone,pr t’i ruajtur ne magazina,ose per tja dhuruar,atyre shteteve ,qe nuk kane fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *