• |
ide | kryesore

A mund të infektohemi duke prekur kartmonedhat?

Të fundit



Banka Qendrore Evropiane (BQE) tha sot se nuk ka rrezik të konsiderueshëm për marrjen e koronavirusit nga bankënotat.

Paratë e gatshme përdoren gjerësisht në Eurozonë dhe jashtë saj, por  bizneset u kanë kërkuar konsumatorëve së fundi që të përdorin kartela për të shmangur kontaktin me një bankënotë që mund të jetë prekur nga një person i infektuar.
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Fabio Panetta, tha se testet e laboratorëve evropianë kanë treguar se niveli i mbijetesës së koronavirusit është 10 deri 100 herë më i lartë në një sipërfaqe çeliku se sa në kartëmonedha.

“Analizat e tjera tregojnë se është shumë më e vështirë që një virus të transferohet nga sipërfaqja poroze, si kartëmonedha e pambukut, sesa nga sipërfaqe të lëmuara, si plastika”,  – u shpreh Panetta në një blog.

“Euro shtypet në letër të pastër me fije pambuku. Më shumë se 340 milionë njerëz në të gjithë Evropën e përdorin atë. Paratë e gatshme mbeten mënyra mbizotëruese e pagesës për konsumatorët e Eurozonës”,- tha BQE.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *