• |
ide | kryesore

Andrea Bocelli: “Messi tek Inter, nuk do më çudisë”

Sport



“Pas gjithë gjërave të pabesueshme që po ndodhin në Itali në këtë periudhë, nuk do më cudiste më edhe sikur Messi të mbërrijë tek Inter”. Tenori i famshëm Andrea Bocelli, tifoz i zjarrtë zikaltër, duke ndërhyrë në Instagram direct me Pierluigi Pardo, ëndërron ardhjen e kampionit argjentinas të Barcelonës.

“Optimizmi im është vënë në provë të vështirë në këtë moment, për vendin do të jenë kohë të vështira: kuptoj rrezikun, kujdesin e duhur, detyrimin, por kështu jemi në burgojse në shtëpi, ka kriminelë të lirë e ne të mbyllur, nuk është mirë – ka vazhduar Bocelli duke folur për vështirësinë e situatësqë lidhet me emergjencën koronavirus – Për këtë distancim social nuk do të doja që pas 9 mujash të mos lindin më fëmijë. E them si batutë me buzëqeshje në fytyrë, edhe pse mendimi im shkon pë rata që vuajnë, viktimat e ata që luftojnë cdo ditë me këtë virus”.

“Në këtë periudhë po luaj muzikë më shumë se zakonisht, ka patur moment me familjen që kemi luajtur së bashku, kemi kënduar e jemi zbavitur gjatë karantinës – përfundoi tenori – Do të jetë bukur të kthehem ta bëj me miqtë e mi si dikur, natyrisht pa maskë…”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *