• |
ide | kryesore

Apeli shtyn gjyqin për Tahirin: Nuk është çështje urgjente

Lajme, Të fundit

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit të Organizuar ka shtyrë për në datën 13 maj gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Arsyet e shtyrjes janë situata e krijuar nga Covid-19, pasi sipas gjykatës kjo çështje nuk është ngutshme apo urgjente siç përcatohen në Aktin Normativ.


Një tjetër shkak ishte mosnjoftimi i të gjitha palëve në proces. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura avokatët e Jaeld Çelës kanë bërë një kërkesës për përjashtimin e 3 gjyqtarëve të çështjes, Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni me argumentin se ndodhen në konflikt interesi.


Ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” , ndërsa u dënua me 3 vite shërbim prove. Ndërsa Jaeld Çela akuzohet bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ish-drejtori i policisë së Vlorës që ndodhet ende në arrati u dënua në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim. ©LAPSI.al

9 Comments

    1. Ta kthesh policine e shtetit ne rrjet mafioz, ta orientosh gjithe ekonomine te hashashi dhe ta lesh vendin pa gjykata jane çeshte dytesore.
      Ajo qe eshte vitale eshte statusi i km ne facebook!

  1. KUR TE LEJON EDI RAMA ZYRTARISHT KANABISIN ,DO TE BEHET LUFT MES SAIM TAHIRIT DHE FATMIR XHAFAJ TE BEHEN MINISTRA,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu