• |
ide | kryesore

‘Becoming’, seriali që po kthehet hit në Netflix

Paparazzi, Slider



Ish Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama, ju fton në dokumentarin e saj në Netflix, “Becoming”, me regji të Nadia Hallgren. Dokumentari ndjek Michelle në turin e saj të librit me të njëjtin emër. Ajo udhëton nëpër qytete të ndryshme dhe bisedon me njerëz. Me pak fjalë, gjëra që për momentin nuk i bëjmë dot.

Ndalesat nëpër qytete të ndryshme vijnë përmes eventeve dhe bisedave, që zbulojnë një tjetër anë të saj. “Është e vështirë këto ditë por shpresoj që si unë, edhe ju të gjeni ndopak gëzim te puna e Nadia-s,” u shpreh ajo.

Në vitin 2018 dhe 2019, Michelle Obama ishte gruaja më e admiruar në Amerikë. Libri i saj “Becoming”, sjellë në shqip nga shtepia botuese “Dudaj”, shiti më shumë se 10 milionë kopje dhe u përkthye në 24 gjuhë. Para botimit të “Becoming” në nëntor të 2018-s, Michelle rrëfeu për ABC News disa detaje personale rreth shtatzënisë dhe abortit spontan:“Ndjeva sikur s’ia kisha dalë në jetë sepse nuk dija asgjë mbi dështimin e një fëmijë; kjo për shkakun se nuk flasim zakonisht rreth kësaj. Zhytemi në dhimbjen tonë duke menduar se jemi të shkatërruara totalisht. Është e rëndësishme të flasim me nënat e reja mbi faktin se dështimet ndodhin.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *