Buzë të gjakosura e plagë në krah e shenja në fytyrë. Imazhet e shpërndara në mbrëmje nga Daniela Cortés, e fejuara e kolumbianit Sebastian Villa, sulmuesit të Boca Juniors, e kanë vendosur lojtarin në qendër të stuhisë së kritikave. Daniela e ka akuzuar hapur atë për “dhunë, keqtrajtim e kërcënime të përsëritura”, aq sa frikësohet për jetën e saj.
Daniela ka postuar dufin e saj në Instagram, me imazhe që tregojnë shenja të dukshme dhune. Vajza është shfaqur në video me buzën të gjakosur e në fotot e tjera ka treguar plagët e enjtjet “si pasojë e keqtrajtimeve të përsëritura”. Sa për saktësi në video vajza duket e tronditur dhe e trembur, ndërsa shkruan poshtë se “ka frikë e jeton nën terror. Para kamerave duket një person normal, i edukuar e i respekteshëm, por është i aftë për gjithcka”, ka deklaruar vajza. “Nuk duroj dot më, askush nuk e di cfarë njeriu është, jetoj në frikë. Dua të kthehem në Kolumbi tek familja ime – ka denoncuar Daniela – por nuk më lejon”.
E menjëhershme mbrojtja e Villa, që shtë shprehur i “befasuar” duke pretenduar se nuk ka qenë në banesën që ndan me të fejuarën në ditët e fundit. Drejtuesit e Boca kanë nxjerrë një komunikatë për shtyp në të cilën sqarojnë se presin të zbardhet cështja.