• |
ide | kryesore

“Covid 19 ishte më i lehtë se gripi”: Lehmann shërohet e ironizon koronavirus

Sport



Kishte krijuar shumë debat në lidhje me disa deklarata të tij në lidhje me pandeminë Covid-19, tani Jens Lehmann tregon për Bild se është infektuar me koronavirus por edhe se ka dalë lehtësisht nga kjo gjë. Ish-portieri i Arsenal madje e ka bërë shumë më të lehtë se gripi: “Koronavirus? Jam infektuar. Në mes të marsit vuajta nga kolla dhe një temperaturë e lehtë për një ditë e gjysëm. Pas dy javësh në karantinë, më deklaruan të shëndetshëm. Sëmundja ishte më e kehtë se gripi. Por personat në rrezik duhet të bëjnë kujdes. Mendoj se një stil jete e shëndetshme ndihmon në luftën kundër kësaj sëmundje”, ka thënë Lehmann.

Por ish-portieri i Arsenal ka dashur të saktësojë edhe disa rregulla për tu respektuar në mënyrë që të rinisë futbolli gjerman: “Besoj se nëse tifozët vendosen një në cdo katër vende në stadium, është një distancë e arsyeshme sigurie. Kush thyen rregullin e distancimit përjashtohet nga stadiumi”. Sipas Lehmann, kjo, mund të jetë një zgjidhje aktuale për të riparë shpejt tifozët në Bundesliga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *