• |
ide | kryesore

Franca ndërpret përfundimisht kampionatin: PSG rrezikon titullin

F1, Sport



Sezoni 2019/2020 i Ligue 1 (ashtu si edhe Ligue 2) nuk do të rinisë më. Lajmin e ka zbuluar RMC sport, duke paraprirë njoftimin që do të bëjë kryeministri francez Edouard Philippe përpara Asamblesë Kombëtare: “Sezoni 2019/20 i sportit profesionistë, përfshirë futbollin, nuk mund të rifillojë”, ka thënë kryeministri francez. Kështu, do të rinisë gjithcka në shtator me sezonin e ri. Për momentin nuk ka informacione në lidhje me atë që do të ndodhë me titullin, promocionin, rënien nga kategoria e kualifikimin në Kupa. Ajo që është e qartë është se ky është një lajm që do të trondisë futbollin europian, duke qenë se Ligue 1 është i pari ndër 5 kampionatet elitare që mbyllet para kohe.

Nuk ka Ligue 1 deri në shtator. Ndësa mbetet e hapur cështja e stërvitjeve dhe Kupave europiane, për momentin të parashikuara në gusht. Qeveria franceze ka vendosur një ndalim për sportet e mbyllura, me skuadra, e me kontakt, duke ndaluar edhe stërvitjet, por nuk është e qartë sa do të zgjasë kjo ndalesë. Cështja është e komplikuar dhe shumë madje, me Lyon (që duhet të luajë kundër Juventus kthimin e 1/8) e PSG (në cerekfinale) në Champions, por pa mundësinë për të luajtur deri në përballjet me kundërshtarët e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *