• |
ide | kryesore

Juventus nis sulmin për Arthur: Barça autorizon tratativën

Sport



Negociatat për Arthur bëhen edhe më konkrete për Juventus, pasi Barcellona i ka dhënë lejen nisjes së tratativës. Sipas El Mundo Deportivo, në fakt, blaugranat i kanë dhënë bardhezinjve autorizimin për të folur direct me lojtarin për të arritur në një akord. Juve është gati të vendosë në tavolinë një ofertë që në Spanjë e quajnë të fortë, duke shfrytëzuar një regjim fiscal më të avantazhuar se ai me të cilin kanë të bëjnë katalanasit.

Mesfushori brazilian, datëlindja 1996, për momentin fiton dicka më shumë se 3 milionë euro e Bartomeu, edhe për shkak të problemeve ekonomike, nuk ka ndërmend të rrisë kontratën e tij, që përfundon në 2024. Në ditët e kaluara diskutimi mbeti peng i kërsesës së Barças për të përfshirë De Ligt e Bentancur në cështje, duke e konsideruar të pamundur derdhjen e shumave financiare për shkak të krizës së krijuar nga pandemia.

Tani një zhvillim i ri: Juve do të ketë mundësinë të bisedojë direct me lojtarin e stafin e tij, edhe pse ëpr momentin cështja e vështirë është akordi mes klubeve. Vështirë se bardhezinjtë do të pranojnë të privohen nga hollandezi e uruguajani. Klauzola e zgjidhjes së kontratës së Arthur është e lartë, si për të gjithë lojtarët e Barcelonës (400 milionë) e vlera në merkato rreth 50-60 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *