• |
ide | kryesore

Konflikti midis 2 aktorëve, ndalohen nga policia

F1, Paparazzi, Slider



Një konflikt është bërë shkak për ndalimin nga policia e dy aktorëve të njohur të humorit, Ledio Lako dhe Gent Hazizi. Ata janë konfrontuar me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen dhe janë ndaluar menjëherë pas këtij momenti nga forcat e rendit. Ngjarja siç raportohet ka ndodhur pranë zonës së quajtur “ish-ekspozita” në kryeqytet, por motivet mbeten ende të paqarta.

Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se aktorët e njohur pas ndalimit, janë lënë pasi do të proçedohen në gjendje të lirë. Ledio Lako dhe Gent Hazizi kanë qenë disa sezone kolegë në “Portokalli”, por teksa Lako qëndroi dhe u shëndrrua një nga figurat kryesore të spektaklit, Hazizi u shkëput dhe tani e shohim si protagonist në formatin e ndjekur ‘Familja KuqEzi’.



1 Comment

  1. Ky Hazizi kujton se ben njerezit per te qeshur me humorin e tij bajat!
    Po sa besim ka te vetja…..! I forte!
    Do t’kete tall bythen Ledio me kete karagjozin, me siguri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *