• |
ide | kryesore

“Mos pështyni se infektoni”: mjekët e FIFA-s skeptikë për rifillimin

Sport



Michel D’Hooghe, presidenti i komitetit mjekësor të Fifa, është skeptik mbi mundësinë që të mund të kthehet të luhet futboll në kohë të afërt. Më mirë është të programohet sezoni i ardhshëm sepse “duhet ruajtur një kujdes i madh – ka deklaruar ai për Daily Telegraph – edhe pse di nga eksperienca se ka një ekuilibër mes shëndetit e ekonomisë në futboll, në fund fiton ekonomia. Këtë herë, duhet të fitojë shëndeti”. Dilema apo kundërshtime të shpërndara nga bota shkencore: ndërsa Franca vendosi ndërprerjen përfundimtare të Ligue 1, mendimet negative gjejnë gjithnjë e më tepër forcë e siguri.

Por nëse niset para verës apo pas, ka një detaj që i bën bashkë të gjithë specialistët që punojnë në botën e futbollit. Në emër të gjithë komisionit mjekësor Fifa, vetë D’Hooghe, është shprehur qartë kundër praktikës së pështyrjes në fushë: “Është një veprim i përhapur në futboll e nuk është shumë higjenik, kështu që kur të rifillojë duhet evituar sepse është burim infeksioni nga koronavirus. Cështja është a do të jetë e mundur? Ndoshta mund të ndëshkohet me karton të verdhë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *