• |
ide | kryesore

Parashikimi i zymtë i OBSH/ A po shkon pandemia drejt fundit?

Lajme, Të fundit



Duke vënë në dukje se disa vende evropiane po përgatiten të lehtësojnë kufizimet për të ndalur përhapjen e koronavirusit, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të hënën u bëri thirrje vendeve që “të vazhdojnë të gjejnë, izolojnë, testojnë dhe trajtojnë të gjitha rastet”.

Duke folur në konferencën e tij të rregullt me gazetarët në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se rënia e numrit të rasteve të reja të koronavirusit sigurisht që është një shenjë e mirë. Megjithatë, ai paralajmëroi se pandemia nuk ka mbaruar. Zoti Ghebreyesus vuri në dukje prirjet në rritje të rasteve me koronavirus në Evropën Lindore, Afrikë, Amerikën Latine dhe në disa pjesë të Azisë.

Drejtori i OBSH-së gjithashtu shprehu shqetësim se disa nga përpjekjet për të ndalur përhapjen e COVID-19, siç janë mbyllja e kufijve, kanë rezultuar në mungesa të vaksinave dhe trajtimeve për sëmundje të tjera, dhe shërbimet rutinore të imunizimit për sëmundjet si gripi po pakësohen ose mbyllen.

Zoti Ghebreyesus bëri thirrje për solidaritet në të gjithë botën për të ndalur përhapjen e koronavirusit. Ai tha se nëse njerëzit nuk janë të bashkuar, virusi do të shfrytëzojë përçarjet midis individëve dhe do të vazhdojë të krijojë probleme të mëdha, duke çuar në rritjen e numrit të viktimave. Ai tha se çdo jetë është e çmuar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins numri i raportuar i të infektuarve me Covid-19 në në të gjithë botën ka arritur në mbi 3 milionë. Numri real i infeksioneve mendohet të jetë shumë më i lartë sepse shumë njerëz nuk janë testuar, dhe studimet sugjerojnë se njerëzit mund të infektohen pa treguar simptoma të sëmundjes.



6 Comments

  1. A mund ti besohet me ketij robit ????? Sigurisht qe numri i te infektuarve eshte me i larte more funderrine, por kjo nga njera ane eshte shenje e mire pasi tregon se ne nje fare menyre po verifikohet dhe provohet edhe imuniteti. Po nga gripet stinore a kalojne shifrat mbi 20 milion ne vit te prekur, e sigurisht qe ka edhe vdekje dhe dihet njesoj si ne kete rast qe vdekjet ndodhin kryesisht tek njerezit me probleme te shtuara shendetesore.

  2. Nuk është dhënë e plotë deklarata e këtij etiopasit lobist kinez
    Sipas tij OBSH paskej “vërtetuar” se edhe ata qindra mij që konsiderohen si të shëruar, nuk mund ti konsiderojmë të tillë pasi edhe po të kesh kaluar këtë sëmundje, nuk fiton imunitet, e mund të infektohesh disa herë.

    1. Sigurisht qe mund te infektohesh disa here, gjithe mjeket e thone qe gripi vazhdimisht ndryshon( ndaj vaksina eshte propagande).
      Obsh zbuloi gripin ne 2020, ca suksesi!
      Problemi nuk eshte armiku i pa dukshem por interpretimi qe i bejne si i rezikshem. Dhe gripi po nuk e trajtove i rezikshem eshte.
      Viktimat nuk jane si pasoje e gripit ppr na menaxhimi kriminal qe i kane bere. Asnje mjek vec piperos nuk keshillon te izolosh te shendoshe e te semure bashke, kete ben dhe tani thone qe i vrau gripi se eshte djallezor. Mediat jane djallezore dhe disa politikan te pa shpirt.

      1. Vaksinat nuk jane propagande, mos ja fut kot..Mos e mbush mendjen budallalleqe ne internet e flet kodra pas bregut. Se sa eshte e rendesishme Vaksina po e kupton nje qyteterim i tere ne keto kohera.

    2. Kujdes kur lexon, pavaresisht se kam te nejjtin mendim me ty per kete qelbesiren, Mikrobiologet thone qe nuk ka prove se ai qe kalon semundjen behet imun..jo se semundja nuk te ben imun. Ne kete periudhe askush nuk ka prova per asgje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *