• |
ide | kryesore

Pas dënimit me burg, vajza e aktores pranohet në universitet

Paparazzi, Slider



Felicity Huffman, aktorja e “Shtëpiake të dëshpëruara”, nuk besonte se e vajza e saj do të ishte në gjendje të kalonte testin standard SAT për pranimin në universitet, ndaj u përfshi në një skandal sepse korruptoi organizatorët e testit. Por e bija, Sophia Grace Macy – e cila nuk ishte në dijeni të skemës së Huffman – arriti të pranohej në universitet.

SAT është një test standard i përdorur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara për t’u pranuar në kolegj. Ai ka për qëllim të vlerësojë aftësitë e nxënësve për të vazhduar studimet e mëtejshme. Ndonëse aplikohen edhe teste të tjera alternative, SAT është një ndër më të preferuarit për të siguruar hyrjen në kolegj ose universitet. Një burim tha për Page Six se Sophia, 19 vjeç, kaloi testin SAT dhe u pranua në universitetin prestigjioz Carnegie Mellon në Pittsburgh, Pennsylvania, SHBA. Të dielën, ajo postoi një logo të shkollës në Instagram Stories.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *