• |
ide | kryesore

Placentë kali, ndërsa doktori pinte cigare: kura tronditëse e Diego Costa

Sport



«Një nga kujtimet më të këqija në karrierë»: kështu Diego Costa, sulmuesi brazilian i natyralizuar spanjoll, ka rrëfyer eksperiencën e tij të pabesueshme me “kurën” që përdori në 2014, kur si pasojë e një dëmtimi iu nënshtrua një terapie me bazë placente kali, praktikuar nga një doktoreshë në Beograd, për të rikuperuar në kohë për finalen e Champions të luajtur e humbur nga Atletico Madrid përballë Real. Pak minuta pas fillimit të ndeshjes, Diego Costa u detyrua të braktiste fushën.

«Iu nënshtrova atij trajtimi – tregoi ai për Espn Brasile – e ndërsa isha nën “elektroshok” doktori pinte cigare: ishin seanca nga dy orë, ishte shumë e dhimbshme, aq sa kur vrapova më vonë nuk ndjeja asnjë dhimbje. Ishte një nga momentet më të trishta në karrierë». E përditshmja spanjolle Marca thekson se nga ajo ditë Diego Costa ka pësuar një seri dëmtimesh që praktikisht i kanë ndërprerë karrierën.

Ndërkohë, Costa kujtoi edhe aventurën angleze tek Chelsea, nën drejtimin e Antonio Conte, tani tek Inter: «Kemi patur probleme jashtë fushës, por është një trajner i mirë. Vetëm se për të qenë i madh duhet të ndryshojë dicka në nivel human në mënyrën e të stërviturit, është një njeri dyshues», përfundoi sulmuesi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *