• |
ide | kryesore

Rikthehet Luljeta Bozo: Çfarë ishte tërmeti i së hënës dhe deri kur do vazhdojnë lëkundjet

Lajme, Të fundit



Rishfaqet inxhinierja Luljeta Bozo pas tërmetit të mbrëmshëm në orën 22:15 me një shkallë Rihteri 3.4, dhe epiqendër në Fushë Krujë. Qytetarët u alarmuan dhe disa tentuan të lënë banesat nga frika e ndonjë pasgoditjeje. Inxhinierja Bozo i ka qetësuar sërish njerëzit duke u thënë të rrinë të qetë dhe të rrinë brenda.

“Është një pasgoditje normale dhe njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen nëse janë në shtëpi të rregullta. Po ata që kanë pasur probleme nga tërmeti i 26 nëntorit varet nga dëmet. Ka mbaruar tashmë vlerësimi i dëmeve, nëse dëmet janë serioze dhe janë futur brenda pa u riparuar, nuk e di se si… sepse pasgoditjet e agravojnë gjendjen.

Për mua, mirë është që në momentin që bie tërmet njerëzit mos lëvizin nga vendi se më shumë ngatërrohen. Në momentin që mbaron dil përjashta por në momentin që bie, s’ke kohë të lëvizësh, aq më tepër të futesh nëpër ashensorë. Me këtë intensitet nuk ka rrezik. Edhe 4 Rihter nuk u bën gjë strukturave të sigurta”, – tha Bozo për News 24 teksa bëri një parashikim se deri kur mund të vazhdojnë pasgoditjet.

“Nga përvoja ime, tërmeti i 79-ës ka zgjatur 6 muaj, ishte më i fortë dhe më i thellë. Do njëfarë kohe, 7-8 muaj. Nga eksperienca se asnjëherë nuk i dihet”, – u shpreh inxhinierja.



10 Comments

  1. Ate e di Udheheqja se deri kur duhet te kemi frike nga virusi, termeti dhe mortja ne pergjithesi!

    1. Muti dhe llumi i Kristaqit jeni ju o bij bastarde te komunisteve si Kristaqi!
      Prandaj edhe Kristaqi me shoke ju ka lene “pa emra”, sic prezantohesh, sepse nuk kane patur kohe te emertojne gjithe ata bastarde!

  2. O kafshe, se te thuash idiot te ben ndere, c’mutin kerkon qe komenton idiotlliqe per nje grua te ndershme e cila mundohet qe te informoje popullin per njohurite e saja rreth termetit!?

  3. Profesoreshe e nderuar fol vetem per anen teknike, ske pse del e thua te qetesohen njerezit sepse del ne kundershtim me rrjeshtin e fundit ku thua nuk i dihet.Mos u perdor kot nga politika se je zonje e nderuar

  4. Arsyeja që martesa ime është në turpin e saj më të mirë sot është si rezultat i magjisë së Dr Eziza. Magjia e tij është e përballueshme dhe e besueshme. Burri im ka shikuar duke kryer detyrat e tij si njeri i shtëpisë dhe gjithashtu ka ndaluar pirjen e pamatur. Jam shumë e lumtur t’i tregoj ndokujt atje për të shpëtuar problemet e tij / saj të martesës me doktor Eziza përmes këtyre detajeve. [email protected] ose +2348058228350. Faleminderit……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *