• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri del sërish në gjyq, nis procesi në Apel

Lajme, Të fundit

Gjykata e Apelit po zhvillon seancën e parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Seanca nisi rreth orës 11.00 dhe në seancë është paraqitur avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ndërsa vetë ish-ministri nuk ka marrë pjesë.

Trupa gjykuese është e përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni. Kjo seancë është shtyrë disa herë për shkak të situatës së krijuar prej Covid-19. Ajo po zhvillohet pa media dhe pa publik.


Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Merreni me terezi. Te tjeret 5 vjet burg per nje cigare ose 5 milion te thata. Gjyqtaret: boksi, nure, thundra.
    Ore do ta blej njeri kete vend apo hajde tallim ka re t.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu