• |
ide | kryesore

Bota pas Covid-it, e parë nga bari i një hoteli në Tiranë

1, Ide



Dy ditë më parë më qëlloi rastësisht të gjendesha në barin e një hoteli luksoz të Tiranës. Pamja me të cilën u ndesha ishte nga ato që të bëjnë të fërkosh sytë me mosbesim. 

Burrat pinin kafe dhe tymosnin duhan, në grupe të mëdha, ngjitur me njëri tjetrin. 

Grave u shërbente kokteje, një kamarier me doreza të zeza, i cili nuk dihet pse i mbante në duar ato simbole të kota të një kohe izolimi.

Adoleshentë në çifte konsumonin paratë që u kishin dhuruar prindërit në mëngjes dhe hidhnin në instagram foto nga prezenca në lokalin ku jeta nuk kishte ndalur asnjë ditë.

Të gjithë bashkë, në sfondin e një kohe të butë, dielli të ngrohtë, shoqëruar me zërat e lartë dhe qeshjet e forta, të bënin të mendoje se virusi i tmerrshëm s’ka kaluar kurrë në këto anë.

Gjithçka nga ato që shohim në ekrane, kërcënimet me video policësh algjerianë të kryeministrit, debati për dënimet e ashpra të kodit penal, këshillat për t’u ulur burrë e grua skiç në makinë, këtu dukeshin si propagandë e adresuar për një popull tjetër. 

Bota virtuale, ajo e serialit me episode të pafundme të doktor Pëllumb Piperos, ajo e gjobave për kundravajtësit që shkelin shtetrrethimin, ajo e pensionistëve që kanë liridalje vetëm në të gdhirë, prej aty, dukej si një ëndërr e keqe.

Nxorra celularin dhe i bëra disa foto asaj atmosfere për të cilën të gjithëve na ka marrë malli, por që vetëm disa kanë fatin ta jetojnë. Desha t’i fiksoja ato pamje për të kujtuar, kur gjithçka të përfundojë, se ashtu sikurse në jetën normale edhe gjatë pandemisë, jo të gjithë jemi të barabartë. 

Se edhe në kohë murtaje ekziston një pakicë, që ka luksin të jetojë ndryshe nga të tjerët.

Dhe ndonëse sipërfaqja e vogël e atij bari hoteli dhe klientela e kufizuar e tij janë statistikisht të pamjaftueshme për të arritur në përfundime, pata sensacionin se njësoj si gjatë pandemisë, edhe pas saj, diferencimi social dhe pabarazia do të bëhen edhe më të dukshme.

Përkundër teorive që po gëlojnë ngado në botë për një rikthim tek vlerat e së majtës, për domosdoshmërinë e solidaritetit shoqëror, për rrënimin e doktrinës neoliberale të tregut që vendos gjithçka, kthesa që mund të marrë shoqëria pas përfundimit të kësaj flame, mund të jetë edhe më e keqe se ajo që kemi lënë pas.

Po të vëzhgojmë me vëmendje atë që po ndodh, shenjat i kemi para syve.

Natyrisht, sot, të gjithë janë në vështirësi, si kapitalistët e mëdhenj ashtu edhe punëtorët e tyre. Por ama, vuajtja e atij që i bie xhiroja e biznesit, nuk është e krahasueshme me urinë e atij që nuk ka të ardhura për të mbyllur fundin e muajit. Pasojat e të parit do të jenë vetëm financiare, ndërsa tek të dytët, ato do të prekin harmoninë familjare, ankthin  për të ardhmen, dilemën ekzistenciale, nëse ia vlen të jetohet një jetë në këto kushte pasigurie. Ndërsa mes të parëve askush s’i ka shtitur jahtet dhe vilat e treta për të paguar punëtorët, tek të dytët, jo të gjithë kanë arritur të përfitojnë nga paga e luftës, duke i bërë edhe më ulëritëse pabarazitë në këtë vend.

I njëjti fenomen shihet edhe në raportin mes bizneseve të mëdhenj dhe atyre të vegjël. Shumë prej këtyre të fundit, ndonëse disa masa si shtyrja e qerave apo kredive kanë shërbyer për të zgjatur agoninë, nuk do të mbërrijnë dot në finish. Një pjesë do të falimentojnë.

Për të marrë një shembull, nëse sot supermarketet e mëdha po pësojnë shumë humbje, kur kufizimi të përfundojnë, ata do të rikuperojnë më shpejt, sepse do të përvetësojnë edhe xhiron e sivllezërve të tyre të vegjël, që nuk do të kenë më mundësi të ngrenë më qepenin.

Pra, kjo fatkeqësi nuk do ta zbusë, por do ta thellojë pabarazinë.

I njëjti fenomen, këtë herë jo në dimensionin financiar, por në atë social, mund të vërehet edhe në shkollat tona. Mësimi online, i detyruar nga gjendja e fatkeqësisë shëndetësore, nuk shkërrmoq vetëm bashkëjetesën shoqërore mes nxënësve apo studentëve, të cilët më parë ndërvepronin në një mjedis ku dieferencat e pasurisë familjare relativizoheshin. Ai, mbi të gjitha, vendos pozita të reja pabarazie. Kështu një nxënës apo student, që ka mundësinë të ketë pajisje elektronike të modeleve të fundit, të cilit familja i paguan një internet me shpejtësi të lartë, i cili ka shtëpi me shumë metra katrorë dhe hapsirë private për të mësuar, është pafundësisht i privilegjuar me një të ngjashmin e vet që nuk i disponon të gjitha këto. Pra në fund të këtij procesi, nuk do të jetë çudi, që dy shokë të së njëjtës klasë, me rezultate deri dje pak a shumë aty- aty, të përfundojnë, pas disa kohësh, me një hendek të madh mes tyre.

Po t’u shtosh këtyre shenjave të para edhe teori të konsoliduara si ato të aktivistes dhe eseistes kanadeze, Naomi Klein (“Doktrina Shok” perkthyer edhe në shqip, botimet Ombra), që shpjegon me tezën e saj të kapitalizmit të katastrofave se si shfrytëzohen fatkeqësi të tilla për t’i bërë të pasurit edhë më të pasur, e nesërmja nuk duket fare premtuese. 

Nuk do të jetë çudi që vala e solidaitetit të përkohshëm dhe e shtetit që rregullon në favor të më të pambrojturve, të zhbëhet nga presioni që do të ushshtrojnë mbi qeverinë, ata që janë më afër saj dhe që duan të rikuperojnë me shpejtësi, fitimet e tyre të munguara.

Ata nuk do të shesin as anijet, as shtëpitë e tyre të pushimit, por do t’u vërsulen edhe njëherë, tenderave, PPP dhe pasurive të mbetura publike, duke ravijëzuar konturet e një shoqërie më të padrejtë pas pandemisë. Të një shoqërie, ku siç thoshte Oruelli: “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa prej tyre janë edhe më të barabarta”. Pikërisht ashtu siç dukej, dy ditë më parë, në barin e një hoteli luksoz në Tiranë, ku duhet të fërkoje sytë për të besuar atë që po ndodh sot dhe duhej të ishe tejet optimist, për të mos ndjerë atë që na pret nesër.

©Lapsi.al



43 Comments

  1. Bravo Bushat!
    Kemi nevoje per denoncues socialë sot më shume se kurrë!
    Bythëlëpirësit le të vazhdojnë të lëpijnë….
    Kjo qeveri êshtë e vendosur të përhapë vetëm panik!

  2. BRAVO BUSHAT ,JE NJERI NDER GAZETARET ME TE DREJT DHE RACIONAL NE TROJ SHQIPTARE,JU LUTEM BERI PUBLIKE ATO FOTOT DHE TI SHIKOJN CA ZAGAR GAZETAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA DHE LAL ERI, ZOTI BUSHATI TANI PRITNI KUR TI LESHOJ ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA TE TE SULMOJN SI PSH YMER GELBAZA SOKOL BALLA CARLO BOLINO SKENDER MINXHOZI DRITAN HILA DHE LORENCE VANGJELI,POR E DI SE JUVE NUK E RRUANI FARE PER KETA ZAGAR TE QELBUR

  3. Ku e gjeti Bushati kete teori “qe bota po gelon nga teoria e kethimit tek vlerat te se majtes”? Nje fraze e rrejshme edhe e pa cipe, qe te nervozon. Po e marim si diversion kete qe thote ky, majft te permendim, qe 80% e qeverive qe kane dale nga zgjedhjet e fundit jane te djathta, edhe populiste po deshe! Nuk po i permend ,se Bushati i di besoj! Qe ti je i majte, o mik kete e dime, por nuk eshte e ndershme te abuzosh me lexueasit nese ke dinjitet gazetari .. mos bej proagande duke na permendur “vlerat” inegzistente te se majtes, qe; Sa here ka qeverisur po aq ka shkaterruar( jo sa doçi; kuptohet ,sepse ky eshte basifond i botes se zeze) dhe per kete po e shporrin te majten nga politikberja ne vendet perndimore! Ne fund si te te quaj: rrenacak apo mashtrues,apo i prishur!

  4. Ku e gjeti Bushati kete teori “qe bota po gelon nga teoria e kethimit tek vlerat te se majtes”? Nje fraze e rrejshme edhe e pa cipe, qe te nervozon. Po e marim si diversion kete qe thote ky, majft te permendim, qe 80% e qeverive qe kane dale nga zgjedhjet e fundit jane te djathta, edhe populiste po deshe! Nuk po i permend ,se Bushati i di besoj! Qe ti je i majte, o mik kete e dime, por nuk eshte e ndershme te abuzosh me lexueasit nese ke dinjitet gazetari .. mos bej proagande duke na permendur “vlerat” inegzistente te se majtes, qe; Sa here ka qeverisur po aq ka shkaterruar( jo sa doçi; kuptohet ,sepse ky eshte basifond i botes se zeze) dhe per kete po e shporrin te majten nga politikberja ne vendet perndimore! Ne fund si te te quaj: rrenacak apo mashtrues,apo i prishur!

    1. Andi te uroj shendet dhe gjithe te mirat .ju ndjek ne emisionet televizive .per mendimin tim jeni gazetari,analisti me I sinqert me kurajoz me largpames,mrojtes i vendoaur interesit publik .jeni me i miri

  5. PREJ MIJERA VJETESH PAVARESISHT ZHVILLIMEVE SHOOQERORE E PERPARIMIT TEKNIK

    NJEREZIMI ESHTE NDARE NE DY POPUJ OSE DY GRUPE TE MEDHA SHOQERORE QE JANE

    NE ANTAGONIZEM DHE PERFAQESOJNE INTERESA DIAMETRALISHT TE KUNDERTA DHE

    TE PAPAJTUESHME ME NJERA TJETREN. KETA DY POPUJ DISA I KANE EMERTUAR TE

    PASURIT DHE TE VAFERIT , DISA SHFYTEZUESIT DHE TE SHFRYTEZUARIT, DISA RRJEPSIT

    DHE TE RRJEPURIT, DISA SHTYPESIT DHE TE SHTYPURIT, DISA SUNDUESIT DHE TE

    SUNDUARIT ETJ. NDARJA NE NACIONALITET E SI SHQIPTAR, GREKE ,SERBE ETJ ESHTE

    NJE MASKE PER TE MBULUAR TE VERTETEN E EKZISTENCES SE VETEM KETYRE DY POPUJVE.

    ASNJE MESHIRE NUK KA PJESA E POPULLIT SUNDUES OSE RRJEPES PER POPULLIN

    E SUNDUAR OSE TE RRJEPUR, ASNJE. DHE S’KA PSE TA KETE. LIRIA TEK E FUNDIT

    ESHTE EDHE AJO NJE MALL QE QE ASHTU SI RROBAT APO ENET E GUZHINES KA NJE

    CMIM. TE GJITHE JEMI NE NJE UDHETIM NE NJE AUTOBUZ ME EMRIN JETE ME STACION

    TE FUNDIT VDEKJEN. ASKUSH NUK MUND TE SHKOJE PERTEJ ATIJ STACIONI.

    PER TE FITUAR LIRINE JA VLEN TE ZBRESESH DISA STACIONE ME SHPEJT QOFTE

    DUKE E PERMBYSUR AUTOBUZIN ME TE DY PALET BRENDA. DERI ATEHERE GJITHEMONE

    NJERA PALE DO TI KERKOJE LEJE PALES TJETER EDHE PER TE MARRE FRYME.

  6. Bushat nese nuk je akoma i bindur per ligesine qe e karakterizon te gjatin tone atehere eshte totalisht faji jot. Ketij , te gjatit tone nuk mund ti gjeshe as edhe nje gje te vetme pozitive , ky eshe menzyre si brenda e si jashte . Une mendoj se tani nuk eshte me koha per kritika ndaj ti j , tani eshte koha per ultimatume . RAMA SHPORRU , ky duhet te jete lajtmotivi i çdo njeriu qe ka dy pare mend ne koke .

  7. Shyqyr qe shkrimin nuk e ka bere Shkullak mjeracaku dhe na del me nje foto te vrare lije sikur na thote :edhe une jam fakir fukara.
    Bushat ti e di sh.mire, thenien e Fojerbahut “qe njeriu ndryshe mendon ne pallat dhe ndryshe mendon ne kasolle”.Sic duket kjo shprehje te ka bere qe te mendosh ndryshe ne nje hotel luksoz sepse Shkullaku jeton ne nje mullar bari ku dhe mendimet i ka si te mullarit.
    Une jetoj ne koder ,i lire nga gjithcka ku puhija e eres preket me dore dhe ku uji rrjedh i paster,ku kafshet nuk e njohin nderrimin e ores apo te qeverise.
    Semundja qe na ka zene shtrihet vetem ne qytet ,atje ku lluksi dhe prostitucioni jane ne nivele te barabarta,atje ku prinderit paguajne per drogen e femijeve te tyre.etj etj….kjo eshte semundja e kohes se fast foodeve .
    Ta gezoni Bushat nga banaku i Hotelit luksoz.

  8. OBSH-ja del me deklarate shtypi vetëm një here në dite, ndersa PD-ja del në deklarata shtypi cdo një ore dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

    Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nga Pandemija me përjashtim të Lulzim Bashës, Sali Berishës.
    Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin Albana Vokshin të flas për Covid çdo ditë.

      1. Madje nuk duan më as sufllaqe – agjerojne edhe naten!
        Sepse fugkomunistet jane te paret ne sakrifica dhe te fundit ne pretendime

  9. Te gjithe i shajne dhe i mallkojne te pasurit dhe te gjithe enderrojne te jene te pasur nje dite.
    Po kete si mund ta zgjidhim o njerez???

    1. Mos thuj kot te gjithe, por fol vetem per veten tende.
      Pastaj ka nje diference te madhe, te behesh i pasur me pune me djerse, me te behesh i pasur duke vjedh, duke korruptu, duke mashtru.

  10. ZOTI BUSHATI TE FLM SHUME ,PER NJE RAST KUR ZAGARI O TREDHUR NGA EDI RAMA JA HODHE NJE GRUSHT MUT NE SURRAT MENTOR NAZARKOS DHE FRED PEZES

  11. Shkrimi I Zotit Bushati më kujton vitin e brishtë 1997, kur Shqipëria digjej dhe kurvat e politikës kriheshin ne “Hotel Rogner”. Gjithmonë vënde me probleme apo në luftë civile kanë nga një hotel ku gjejne strehë te huaj dhe vendas. Hotel Comodore në Beirut ishte streha e gazetarëve gjatë luftës civile 1975-1987, ”…ne se nuk do të qe aty “Comodore Hotel”, invazioni I Izraelit nuk do të qe raportuar” shkruan Robert Fisk gazetar I NYT. Pra një Hotel gjithmonë gjëndet për mirë apo për keq në kohë lufte apo pandemie, apo qejfi për parellinjtë. Tre djem të rinj dhe shtate gra të reja strehuar në nje vile jashtë Firences për ti shpëtuar “Vdekjes së zezë” ne vitin 1348, janë rrefenjësit e atij libri të famshëm të Giovanni Boccaccio me titullin e famshëm “Decamerone” dhe me nofkën “Komedia Njerzore”. Pra, kuptohet që “Pandemia Covid-19” është një “Luftë me dyer të mbyllura” pasojat e të cilës janë të padukëshme, janë si Virusi. Kjo duhet të na shqetësojë. Hotel Rogner polli Qeverinë e Bashkim Finos dhe vjedhjen e fitores së Monarkisë dhe triumfin e mafias. Ky “Hotel” anonim që ka dëshmuar Z. Bushati me siguri po zjen një patate që mjerë NE mileti që do ta mbajmë në duar. “Lajmin e mire” na e dha Deputeti Rilindas Ilir Beqja.

  12. Me pelqen shume fakti qe Bushati iken vet dhe thy rregullat e karantinimit duke pire kafe te ky hoteli luksoz dhe pastaj do te bej trimin ta hedhi ne lajme. Spo them qe ske te drejt por teper hipokrit dhe i pari per te shar te tjeret per dicka qe ka bere edhe vet. Mua me ben cudi sesi direkte me rrastin e par gjen menyren te uli posht armikt e ti kur dhe ai, nkafe bashk me ata ishte

  13. Se si mund te qellosh “rastesisht te gjendeshe” te ky bari hotelit luksoz se di. i pari je per te shar dhe per te hedh lajme si skuth dhe si hiprokrit qe je se robi nuk gjendet rastesisht ne kafe, te moren kembet vet rrugen per aty e? pa vetdije se si ishte situata? Shaka e bukur kjo po si cdo lajm qe hedh Lapsi, ka nje kunj te mceft, nje motiv alternativ. perse se bere publike kte pamje “horror” kur ishe vet aty? po veten e kape ne foto apo je me lart se te tjeret ti? Ti vet ke lindur te blloku me gjysin diktator qe ne njerzit e thjesht ne ate sektor te bllokut nuk lejoheshim te ecnim kur ti rrije beje trimin. duhet me ta shpjegu mire se kur vje puna me i thy vet kto rregulla ste intereso sic duket. ne cdo situat te veshtir luftrash ka pasur gjithmon vende te izoluara si ne berlin ne luften e dyt botrore mblidheshte partia evropes bente ballo. Kur qeka kaq pamje e tmerrshme po ti pse ike aty, apo te duket vetja i paprekshem duke shkrujtur mbas nje ekrani?

  14. Ando e ke bere kete artikullin si ato muhabetet e kafeneve.
    Trazo sheqerin dhe flit sesi e majta po kthehet fuqishem.
    Biznesi eshte i keq, punetoret duhet te paguhen me leket e pronarit, ti shesi te gjitha. Pastaj muajin tjeter te ngrohen ne diell bashk me shtetin.
    Pi nje gllenke makiato dhe ra muhabeti qe te pasurit do pasurohen dhe te varferit do varferohen.
    Pi nje gllenke makiato dhe ja ky pronari i lokalit eshte i forte dhe ka njohje e s’e rru per shtet.
    Nderkohe perballi kolegu tavolines tund koken ne shenje miratimi duke pire kafen me gishtin e vogel perpjete!

    Emer lokali qe eshte hapur? Kush e ka? Analize ekonomike se kush do humbi dhe kush do perfitoje nga kjo krize? PPP kush i ka me emer dhe llogari dhe ne emer te kujt punojne? Pak gazetari investigative?

    p.s: Derrat e Orwellit nuk i ke trajtuar te barabarte as ti !

  15. OBSH-ja del me deklarate shtypi vetëm një here në dite, ndersa PD-ja del në deklarata shtypi cdo një ore dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

    Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nga Pandemija me përjashtim të Lulzim Bashës, Sali Berishës.
    Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin Albana Vokshin të flas për Covid çdo ditë.Shpellkare te salihut mos thyeni rregullat qe te shpetojne te gjithe

  16. A ka emer ky hoteli apo e pa ne ender Andi dhe duke qene se idete i jane shteruar hajde te shkruajme dicka imagjinare dhe te ngejme probleme proletare.

  17. “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa prej tyre janë edhe më të barabarta”. thotë:

    Bushat ky ndoshta eshte nje nder shkrimet e tua me te mira. Edhe ne e kemi vene re ate qe shkruani ju. I qarte ne ate qe thua dhe shume pro mases. Vazhdo keshtu.

  18. O shpellar ti e meriton statusin ShpellKar je i vecante ne llojin tend,ti mor kelysh kurve qe pallon motren e vajzen vetem qe salihu te ndjehet mire,ha supe o Shpellkari salihut

  19. Morali i “fabulës” majtiste të këtij shkrimi të Bushatit, është që Europës e botës duhet ti kthehet sistemi i perandorisë komuniste, ku të gjithë njerëzit ishin të barabartë …… në varfëri ekstreme.
    Nuk ka nevojë fare o z.Bushati që të shkosh në barin e një hoteli lluksoz e të përgjithësosh ndarjen e njerëzimit në shumë të pasur e shumë të varfër, apo të lexosh librin e një “esseiste” marksiste kanadeze.
    Ka boll informaciobe statistikore që bëjnë përgjithësimin e nivelit të jetesës në vënde të ndryshme të botës e ku kjartazi niveli i vendeve që janë dominuar nga politika të majta, ështe deri 10 herë më i ulët sesa atyre të vendeve me politika të djathta..
    A mund ti mbushësh kujt mëndjen o Bushat, se nëse kjo pandemi do ti kishte ardhur Shqipërisë në kohën e diktaturës enveriste, shqiptarët do ta hidhnin “pa u lagur” ?
    I vetmi “avantazh” i Shqipërisë enveriste, do të ishte se bota nuk do ta merte vesh kurrë se sa njerëz do të kishin vdekur nga epidemia e varfëria
    A mund të besojë kush se në Korenë e Veriut të diktatorit komunist Kim un Jong. vëndin e tij e ka imunizuar komunizmi e atje nuk ka pasur asnjë të infektuar me Covid-19
    Megjithë tendencat diktatoriale e kapitalizmin mafioz të Ramës, qoftë edhe ajo opozitë e djathtë ndaj së cilës ke alergji, të ka krijuar mundësinë që ti e kushdo tjetër të shfaqin mendimin ndryshe e ti bëjnë kritikën politiko-ekonomike çdo qeverie..
    Duke parë statistikat, pa shkuar në kontinentet e tjera si Azia, Afrika apo Amerika latine, le të shohim vetëm në Europë apo edhe në SHBA.
    Përse në Europën perëndimore, më të dëmtuar kanë dalë nga pandemia, njëlloj si nga kriza financiare e 2008,
    vende të qeverisura nga të majtat (Italia, Spanja apo edhe Franca) ?
    Përse në SHBA shtetet e qeverisura nga republikanët janë dëmtuar më pak se shtetet e qeverisura nga demokratët ?
    Botës nuk i vjen e keqja nga ekonomia e fuqishme kapitaliste e konkurenca e lirë mbi bazën e shtetit ligjor,, por nga qeveri të korruptuara me liderë politikë të pa aftë e me tendenca diktatoriale, si të majta ashtu edhe të djathta.
    Nëse Shqipëri ka katandisur sot këtu ku është, nuk e ka fajin sistemi kapitalist demokratik pluralist, por shkatërimi total që i bëri shtetit ligjor “i pa shkolli” Edvin Rama, duke e kthyer sistemin e drejtësisë, akoma më keq se në kohën e Enver Hoxhës, kur të paktën edhe formalisht ekzistonin gjykatat.

  20. Vezhgim interesant, po nuk trajtove pyetjen, fajin kush e ka per gjithe kete gurgule? Kush e mbylli ekonomine?
    Pse perdorin nje virus qe zor se justifikon kete mbyllje totale te ekonomise? Ku jane me mijra e mijra viktima?
    Tjetra, keta tipa ne kete bar qe nuk pyesin per viruse, cfare dine me teper keta qe nuk kane frike?
    Mos jane nga ata te mire-informuarit ose bijte e tyre, qe e dine lojen e ndyre qe quhet “korona” dhe as qe duan t’ja dine per te? Sa te afert jane keta me ata pushtetare qe e dine mire lojen e korones?

    Keto jane pyetje qe duan pergjigje, qe analiza te jete e plote.

    PS. Mendoj se e di se per ke lokal behet fjale, afer bllokut eshte.

  21. Mandatdjegurit e SHQUP-it, ata që me kohë kanë ngritur bizneset e tyre, dhe ata që me “kurajo” po ecin mbi gjurmët e të parëve, kanë sot bizneset e tyre, paçka se nën emra të tjerë, duke e nisur nga firmat ndërtuese, fasoneritë, restorantet dhe linjat e prodhimit, dhe duke e përfunduar tek plazhet private dhe bashkpronësia në komplekse vilash dhe fshatrash turistike.

    Lista me bizneset e mandatdjegurve, nuk mbaron, sepse ata ja kanë bërë yzmetin punës së tyre edhe në ditë të kiametit. Edhe gjatë karantinës, dhe përgjatë pandemisë, bizneset e tyre punojnë , jetojnë dhe fitojnë, njëlloj sikur të ishin në ditë normale, madje sikur të ishin akoma në pushtet.

  22. Reagon Berisha

    Sali Berisha ndërkohë është tërbuar, pas kontrolleve të ushtruara nga policia për gjetjen e vrasësve të dy vëllezërve në Durrës.

    Ai thotë se kërkimet e policisë, janë një akt vandal.

    “Akt vandal antikushtetues i narkopolicise!

  23. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh

  24. S’eshte e vertete do thote Rama! Si tha dhe per propozimin e Beqes, por qe ne fakt ne OSHE , OST ,etj do fluturojne 10,20 e 30 % te rrogave te punonjesve.
    Ato fotot t’i kishe postuar bashke me daten.
    Po ata dhe ne plazhe kane shkuar. Zoti u dhente hakun.

  25. Dikur, Saliu i quante gazetarët “prostituta të fjalës së lirë”, sot Edvini i quan “qenef, jashtënxjerrje, kazan”. Punë e tyre, janë në të drejtën e vet t’i quajnë ashtu.
    Liri e medias do të arrihet kur gazetarët do ta kërkojne atë, pra lirinë, duke u bërë bashkë kundër dy të parëve, e jo duke u strukur herë nën çadrën e njërit, e herë në të tjetrit, sipas bereqetit të rotacionit.

  26. Problemi i komenteve te simpatizanteve e sidomos i ketyre per qeverine, mbeshteten tek ofensiva e mashtrimeve e genjeshtrave , sikur edhe kryetari ityre ifistuluar ne tru. Ne shume sulme ndaj gazetarit kerkojne llogari si e qysh u ndodh, apo perse u ndodh, atehere perse eshte gazetar e komentues analist, edhe kete te drejte ju, si aotoritariste, ne mendjet tuaja nga e shkuara, kerkoni tia hiqni, e ti veni lloj lloj epitetesh sipas gojeve tuaja te felliqura qelbesirash rilindase, qe nuk njihni perplasje mendimi e realiteti, por vetem perpunimi te opinioneve qe duke shpifur e hamendesuar sipas stilit tuj, trullosni mendjet e njerezve duke barazuar opoziten, qe as ka gje ne dore per problemet ekonomike e pandemike, por vetem kritikon vjedhjet, abuzimet, mashtrimet, e hipokrizine e hipokriteve shtetewrore, e ju, si zorraxhinj, apo tufe te zgjeburish nga infeksioni rilindje( qelbanike) suleni me konfuzionin mendor qe jua kane imponuar apo mesuar me qe i sherbeni narko pushtetit me zell, por mos kujtoni se thoni te vertetat ashtu sic i komentoni e qe i interpretoni. Gozhda Berisha, ne cdo koment tuajin dominon, qe a thua ka ne dore gje ai, por nuk shihni berthamen e permbajtjen e partise suaj qe perbehet e eshte perbere nga bandite, hajdute, e oligarke interesaxhinj, e bythe lepires si ju nda nje kryeministri psikopat qe po falimenton ekonomine e po shton nga dita ne dite mjerimin, kesaj thirrini me pare ore sherbetore te se keqes, pastaj na kritikoni se perse kritikojme kete idiot KM, apo sistemin qe ka ngritur me zorraxhinj te origjines suaj.

  27. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh,ja xixa ideologu i salihut po mban fjalen ne rinine demokrate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *