• |
ide | kryesore

Arrihet marrëveshja LDK-AAK: Zbulohen ministrat e qeverisë së re të Kosovës

Lajme, Të fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës ka nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni me AAK-në e Ramush Haradinajt. Lajmin e ka bërë të ditur para mediave, kreu i AAK-së duke zbuluar edhe emrat që do t’i propozojnë për ministra.

AAK-ja merr në qeverinë e re 4 ministra dhe një zëvendëskryeministër. Partia e Haradinajt do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, ministrinë e Arsimit, ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Zhvillimit Ekonomik.


Në krye të Ministrisë së Drejtësisë do të emërohet Selim Selimi, Ministrinë e Punëve të Jashtme e merr Meliza Haradinaj, në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ndërsa Ramë Likaj shkon në krye të Ministrisë së Arsimit. Besnik Tahiri ndërkaq do të propozohet për zëvendëskryeministër.

Nga LDK pritet të konfirmohen ministrat që morën deturën në qeverinë e Albin Kurtit me ndonjë ndryshim të vogël. Pritet që të zbardhen edhe emrat e NISMA-s të Fatmir Limajt, AKR-së së Behgjet Pacollit dhe pakicave serbe. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Po mire mor HARADINAJ po si do merreni vesh per taksen dhe per marreveshjen me SERBINE?
    MUSTAFA eshte gati ta fale VERIUN E KOSOVES po ti qe bere gjithe ate perpjekje per taksen tani si do ja besh?
    EDHE JU KOSOVARET U BETE SI NE SHQIPTARET.
    MENDONI VETEM PER PUSHTET.
    JAZEK! TURPPPPPPP!

  2. Ky Ramushi, çfarë nuk i tha Albinit kur hoqi taksën vetëm për lëndën e parë, pak më vonë bën marrëveshje me Isën që e rrëzoi qeverinë e Albinit se nuk hoqi taksën. E shkreta Kosovë me këta mashtruesa e hajdutë që janë gati të shesin çdo parim e vlerë për karrigen e tyre.

  3. Nje korigjim per komentuesin e oeres 14.20.Eshte gabim kur thua ju kosovaret u bete si

    ne shqipetaret. Pikerisht se jane shqipetare si ne , te ne gjaku e te nje gjuhe ,ashtu si keta

    tonet ketej, shtetin dhe memedheun e konsiderojne si nje prostitute se kush e kush ta

    shkerdheje me pare. . Zgjedhjet e rregullta qe bene na krijuan iluzionin se ata jane pak ndryshe

    porgjithe zhvillimet e mevoneshme e sidomos kulisat e rrezimit te qeverise me prapaskena per

    interesa meskine na binden se ata jane si ne te dhjere por krenare. Ja psh Ramushin, qe gjyshi

    tij eshte nga Iballa e Pukes, e kemi admiruar per luften e tij, kemi ndare dhimbjet per humbjet e

    vellezerve dhe te afermeve te tije per clirimin e Kosoves por tek e shohim ne keto prapaskena

    te felliqura per interesa personale ne dem te Kosoves gjithe ai respekt shkrihet si nje sklupture

    prej bore e qitun ne diell. Sidoqofte eeshte ” merita” jone si shqipetare qe nuk mundem te ngreme

    asnjehere nje shtet e nje qeveri qe si yll polar te veprimtarise se vet te kete interesat e popullit

    dhe jo te bythes se qeveritareve te radhes. A seshte dekurajuese qe psh ne kete kohe pandemie

    shteti i ngujon brenda njerzit me force dhe as i ndihmon dhe as i len te dalin te fitojne buken e gojes?

    S’kam leke thote per te papunet dhe nga ana tjeter kushton 700-1000 euro nata carcafet e ministres

    se rilindjes ne hotelet luksoze te Europes?

    O sa mire me kene shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu