• |
ide | kryesore

Fatmira Hajdari largohet nga gjyqi për Lulzim Bashën

Lajme, Të fundit

Gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk është më në krye të çështjes së Lulzim Bashës. Ditën e sotme është pranuar dorëheqja e Hajdarit. Me shortin e radhës, relatore e çështjes është Shpresa Beçaj, ndërsa pjesë e trupit gjykues janë edhe Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa. Fatmira Hajdari dha dorëheqjen më 23 prill.


“Nuk kam lidhje familjare, por për të mos pasur paragjykime largohem nga çështja, pasi Lulzim Basha ka qenë në shtëpinë time për përkujtimin e bashkëshortit (Azem Hajdarit),” – u shpreh ajo.


Fatmira Hajdari, nëna e deputetes Rudina Hajdari u caktua si gjyqtare e çështjes në Gjykatën e Apelit për kryedemokratin Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të Partisë Demokratike, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Të tre akuzohen për “falsifikim të formularëve”, dosje të cilën Gjykata e Tiranës e pushoi për mungesë provash.

Më 13 janar gjyqtari Lazer Sallaku vendosi të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë, por më 27 janar prokuroria e apeloi vendimin. Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas publikimit në media të një kontrate lobimi që PD ka paguar në SHBA. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. qr kryetari opozites e ai qe pretendon te jete kryeministri i ardhshem akuzohet si fallsifikator, e kuptoni ne doren e kujt e kemi lene te ardhmen e shqiperise

  2. prap do qeshim?! sapo e beme me lajmin e singaporit. mos eshte dita nderkombetare e te qeshures. me ne fund drejtsia sorosiane po ” vepron” o luuuuu e kapem peshkun e madh. aq i madh eshte sa fillon ne km dhe mbaron te rr.elb.eh lum shqiptaret.

  3. Mire me burrin mire me vjehrren puna e kesaj hajdarit . Deri tani beri çdeshi rama dhe tani jep dorheqjen qe te kaloje vetingun . Me bushtra te tilla nuk behet ky vend o joooooooooooooooo.

  4. OBSH-ja del me deklarate shtypi vetëm një here në dite, ndersa PD-ja del në deklarata shtypi cdo një ore dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

    Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nga Pandemija me përjashtim të Lulzim Bashës, Sali Berishës.
    Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin Albana Vokshin të flas për Covid çdo ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu