• |
ide | kryesore

FOTO/ Kapet gati 1 ton drogë në Bari e nisur nga Shqipëria, 2 në pranga

Lajme, Të fundit



Sërish drogë nga Shqipëria në Itali. Mbi 900 kg janë sekuestruar nga agjentët e DIA në Bari në bashkëpunim me Guardia di Finanza. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për 646 kg marijuanë dhe 250 kg di hashash.

Në pranga u vunë 2 vëllezër italianë që u kapën në bordin e 2 motoskafëve me motorë nga 250 kuaj fuqi secili dhe që akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni ndodhi natën e së hënës dhe mëngjesin e së martës. Vlera e drogës në treg arrin në 10 milionë euro. Droga ishte ndarë në 54 pako që peshonin 2, 5 dhe 10 kg.

“Mesa duket emergjenca për shkak të pandemisë nuk i shqetëson trafikantët e drogës në “vendin e shqiponjave” – shkruhet në mediat italiane. Ajo që bie në sy është se ndryshe nga herët e kaluara kur korrierët e drogës ishin shqiptarë, këtë herë bëhet fjalë për 2 italianë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ku qendron problemi ketu ?- do thoshte ish drejtoresha e tatimeve .

    Trafikantet tane patriote nuk mund te behen shkak per nderprerjen e zinxhirit te te

    furnizimit dhe ti lene ne balte konsumatoret europiane.

    Patjeter qe do te kene marre leje edhe tek portali e-Albania. Me mundesite qe

    kemi edhe ne duhet te shprehim solidaritetin me popujt europiane ne kete kohe

    pandemie.

  2. YMER GELBAZA DHE CARLO BOLINO ZAGARET E EDI RAMES PO THONE EDI RAMA PO BENE SHTET thotë:

    HAJDE SHTET HAJDE NE NJE DITE 6 VRASJE MAFIOZE DHE NE ANEN TJETER €10 miljon EURO DROGE ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *