• |
ide | kryesore

Gigi Hadid, në pritje të fëmijës së parë

Paparazzi, Slider



Gigi Hadid është në pritje të fëmijës së parë dhe babai, është sigurisht i dashuri legjendar, Zayn Malik.

Burime për tabloidin TMZ bëjnë me dije se modelja është në javën e 20-të të shtatzënisë dhe familjet përkatëse janë më të lumtur se kurrë. Gjinia e bebushit mbetet ende surprizë duke qenë se s’ka akoma një detaj nga çifti për pritjen e ëmbël.

Pak ditë më parë, Gigi festoi 25-vjetorin e saj dhe në përshkrimin e fotove të postuara, Hadid shkroi se kaloi “ditën më të ëmbël, duke festuar 25-vjetorin në karantinë me familjen.

Rikthimi i shumëpërfolur i dyshes së famshme ndodhi në janar, pas shumë ndarjesh e ribashkimesh të mëparshme. Ardhja e një bebushi duket si ogur i mbarë i një fillimi të ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *