• |
ide | kryesore

Immobile udhëheq sulmin e Lazios edhe kundër Qeverisë: “Vendim i padrejtë, duam qartësi”

Sport



Vendimi i Qeverisë në lidhje me bllokimin e stërvitjeve për sportet në skuadër deri në 18 maj ka ngritur një kor kritikash që po bën shumë zhurmë, e kundër të cilës është bashkuar edhe Ciro Immobile: “Jam dakord me mendimin e shoqërisë sime – ka thënë sulmuesi bardhekaltër në një intervistë për Lazio Style Channel – Nuk më duket e drejtë të mund të vraposh në një park publik e jo në Formello, ku kemi 6 fusha që na lejojnë të stërvitemi vetëm. Nuk po bëjmë polemika, duam vetëm të kuptojmë motivin përse nuk mund të stërvitemi në qendrën tonë sportive. Duam qartësi për të kuptuar si të veprojmë”.

Immobile ka nënvizuar sa komplekse është të përballësh këtë moment paqartësie për futbollin italian: “Jemi në pritje pa ditur asgjë. Shumë nga shokët e skuadrës mbetën në shtëpi larg familjeve e për këtë më vjen keq. Shpresojmë të mund të rifillojmë, edhe për të shpërqendruar njerëzit”.

Sulmuesi ka lënë të kuptohet se mes futbollistëve dëshira për tu kthyer në fushë është e madhe: “Ne duam të nisim në kushte sigurie e me lejen e shtetit. Tifozët duan të shohin dicka që mund ti zbavisë në televizion. Jemi të gjithë në pritje të kthehemi të bëjmë atë që na pëlqen. Edhe kolegët e skuadrave të tjera janë në favor të rinisjes. Futbolli lëviz shumë para e koha na shtrëngon. Mendoj për gjithë kategoritë inferiore e njerëzit që punojnë rreth futbollit, duhet të nisim edhe për ata, që nuk fitojnë sa ne futbollistët”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *