• |
ide | kryesore

Ish-kapiteni i Tiranës revoltohet me Ilir Beqen: Guxo prek pensionet dhe do të vijmë në shtëpi!

Lajme, Të fundit



Ish-kapiteni i Tiranës, Elvis Sina, ka shpërthyer nëpërmjet një statusi në “Facebook”, pas deklaratës së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për të ulur pensionet dhe pagat e administratës, për shkak të situatës së jashtëzakonshme nga COVID-19.

Sina e akuzon publikisht Beqajn që ka vjedhur plot 410 milionë euro, nga konçensionet e bëra në kohën kur ai ishte ministër. Sipas ish-futbollistit nëse nuk do ishin dhënë ato konçesione në kohën e ish-ministrit, sot Shqipëria nuk do të vuante në këtë mënyrë izolimin pasi sistemi shëndetësor do të ishte më i shëndetshëm. Në fund ai e mbyll duke thënë: “Ti dhe shokët e tu keni 30 vite që e keni rrjepur këtë vend me pasuri natyrore.

POSTIMI I ELVIS SINËS:

Ilir Beqaj ka propozuar para dy ditesh uljen e pensioneve si një nga masat për të përballuar krizën ekonomike që po vjen si pasojë e izolimit të ekonomisë. Dy fjalë për të: Ku e gjen ti guximin të kërkosh sakrificën e pensionistëve? Arsyeja përse u izoluam në karantinë ishte sepse sistemi ynë shëndetësor nuk e përballonte dot fluksin e të sëmurëve.

Nuk e përballonte dot sepse ti lekët e spitaleve të reja, pajisjeve shëndetësore, ilaçeve e rritjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve i bëre kontrata konçesionare për miqtë e tu dhe shefit tënd. Ti firmose 410 milionë USD konçesione: Konçesioni i check-up – 90 milionë USD, sterilizimi – 160 milionë USD, dializa – 70 milion USD, shërbimi laboratorik – 90 milion USD.

Me këto lekë do kishim ngritur 10 spitale të reja, zgjidhur problemin e ilaçeve, dyfishuar pagat e mjekëve si edhe do dyfishonim edhe pensionet. Nuk i bëmë se ti i vodhe. Me këto lekë ndoshta nuk do kishim fare nevojë të izoloheshim sepse sistemi do ishte i shëndetshëm. Ti dhe të ngjashmit e tu që e kanë rrënuar buxhetin e shtetit, sot duhet të ishit në burg ose në shtëpi duke pritur vendimin e gjykatës.

Fakti që ky vend ende nuk ka një sistem drejtësie, nuk do të thotë që nuk ka as memorie. Guxo ti apo shefi yt të prekni lekët e pensionistëve dhe do ju vijmë në shtëpi. Të vetmit që duhet të paguajnë sot jeni ju, klasa politike dhe klientët tuaj. Ju që e keni rrjepur për 30 vite këtë vend të bekuar me pasuri natyrore. Dhe do paguani!



15 Comments

  1. Nuk kam ne familje pensioniste…Por per gjithkend qe ka per zemer Shqiperine dhe ata qe na rriten e na mesuan, Zeqja, duhet shkuar me hu ne b…se edhe i pelqen..Djali i pedagogjistit te Enver Hozhes, Larvat e Nexhit..

  2. Me te vertete mendoni se ideja eshte e Ilir Beqjes? U hodh ne publik per te matur impaktin qe ka si ide dhe, kur te vihet ne zbatim njerezit te shkarkojne inatin tek Beqja. Eshte njelloj si ato inciativat e dikurshme qe dilnin nga poshte dhe pastaj udheheqja merrte vendime “per te miren” e popullit. Priteni tani kur te dalin njerez qe “ta mbeshtesin” kete iniciative.

  3. Bravo.kete mendojne 90% e shqiptareve qe ne keta 30vjet i eshte pire gjaku me te gjitha menyrat, edhe nga ato me te paimagjinueshme.kriminele te te gjitha ngjyrave te gatshem te te shqyejne kete vend te mrekullueshem(vendi ku kane lindur perendite).eshte dramatike largimi i qindra mije shqiptareve nga trojet e katergjysheve per qejfin e disa kusareve te pashpirt!!!

  4. Lir Beqja ptu plehre muti, zvarre do te terheqim mer zagar hajdut i ndyre, gjith jeten me bythlepirje e ke shty mer mut

  5. Ketij hajduti cdo gje mund ti problem por qenefin jo se i ka kushtu 30.000 €. dhe e ka sh. per zemer. kohen me te madhe aty e kalon. e ka mikun me te mire. keto dun var per gjuhe te gjith ne shesh.

  6. Ky eshte produkt bunkeri.
    Kelysh byroje, idiot 24 karatsh por qe di te vjedhe. Vdekshin sigurimsat dhe pinjollet e tyre.
    Vdekshin gjithe ata albanqener qe gezuan mbi kufomat e njerezise.

  7. Ai duket qe ne fytyre qe eshte me te meta mendore. Sic e tha dikush me lart ai eshte urdheruar nga Rama ta hedhi kete teori per te pare reagimet. Nqs asnje nuk ndihet behet realitet dhe ata pensioniste te gjore qe kane punuar gjithe jeten do marrin vetem nga 80 mije leke pension. Te gjithe shtetet kane dhene leke per njerezit vetem ne Albanistan ndodh e kunderta, kerkojn te nxjerrin dhjame nga pleshti. Coguni o njerez sa nuk eshte vone dhe bejini shembull keta plehra qe te zene mend dhe ata qe do vijne me pas

  8. Beje edhe kete qe thote z.Beqaj o i gjati ine , plotesoja deshiren atij dhe njekohesisht ploteso edhe deshiren tende te fshehur . Se ne gjithçka qe ke bere deri tani ke treguar se armik te pare ke popullin tend . Tani , ul rrogat dhe pensionet qe te hyshe ne histori si kryeministri i vetem ne rruzullin tokesor qe ne tete vjet jo qe nuk i rriti rrogat por i uli ato . Uli z. Kryeminister uli ne menyre qe te njohin te gjithe se kush je dhe sesa menxyre ka ne zemren dhe shpirtin tend .

  9. mora vesh qe ky beqja ka nje lokal luksoz ne tirane.ky ka perfitu jo vetem nga koncesionet por edhe nga trafiqet e tjera.i gjithe rrethi ngusht familjare i tije ne malesine e madhe trafikonin nafte ne mal te zi.kur u mbydh nafta u moren me droge ne shqiperi e angli.se fundmi edhe ne france,ku burri i mbeses se tije u denua me 7 vjet burg per frafik droge .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *