• |
ide | kryesore

Katy Perry zbulon foto shtatëzanë në karantinë (Foto)

Paparazzi, Slider



Katy Perry është në pritje të bebushit të parë me partnerin Orlando Bloom. Pak javë më parë, dyshja zbuloi se do të bëhen prindër të një vajze, fakt që e ka bërë këngëtaren sa nervoze aq edhe të lumtur. Gjatë një interviste të fundit, Perry është shprehur se izolimi me familjen e saj ka testuar marrëdhëniet dhe i ka forcuar ato, por kjo nuk do të thotë që s’ka patur ditë që kalonin me të qara.

“Edhe pse nxehem shpejt me faktin që jam e karantinuar me familjen time dhe e mbyllur mes katër muresh (jam mësuar të rrijë më shumë jashtë dhe të jem e zënë), kam kuptuar se kemi krijuar një raport edhe më të fortë, edhe më të veçantë.”
 Përsa i përket ditëve të këqija, këngëtarja shtoi:”Ka ditë aq të tmerrshme sa dua vetëm të qaj. Gjithsesi, e di që në fund të kësaj do kthehem pas në kohë dhe do ta kujtoj si një kohë që na shërbyer për t’u lidhur me njëri tjetrin më shumë.”

Katy nuk e qartësoi se më kë është karantinuar ekzaktësisht, por e sigurtë që shtëpia ka më shumë persona sesa vetëm Orlando-n.

Në lidhje me shtatzëninë, ylli i “Teenage Dream” tha se është shumë e lumtur që “nuk i duhet të lindë nesër”.  Bebushja pritet të vijë në jetë gjatë verës dhe deri atëherë Katë u shpreh se çdo ditë është një hap më shumë drejt të panjohurës dhe gjërave të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *