• |
ide | kryesore

Koronavirusi në Britani, 601 të vdekur brenda ditës

Planet, Të fundit



Brenda 24 orëve të fundit, në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, 601 persona. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 22,370.

Anglia regjistroi sot 445 vdekje në spitale, Skocia 83 ndërsa 73 persona kanë humbur jetën në spitalet në Uells. Irlanda Veriore nuk i ka përditësuar ende të dhënat ditore sa i përket koronavirusit.

Qeveria e vendit pritet që të njoftojë një bilanc akoma më të lartë, pasi Sekretari i Shëndetit njoftoi se vdekjet në shtëpitë e kujdesit mund të përfshihen së shpejti në përditësimin e përditshëm nga Departamenti i Shëndetit.

Organizatat e shëndetit kanë kërkuar që numri i personave që humbin jetën jashtë spitaleve të publikohet çdo ditë ndërsa ekspertët thanë të martën se nuk mund të thonë që në shtëpitë e kujdesit është arritur ende piku.

Sipas shifrave të përjavshme të publikuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare gjatë të martës, më shumë se 6.500 vdekje të shkaktuara nga virusi korona kanë ndodhur në Angli dhe Uells jashtë spitaleve.



1 Comment

  1. Genjeshtra me brire. vdekshmeria me e ulet se e nje gripi te zakonshem. shifrat deri ne 10.4.2020 sipas global research jane 101.000 vdekje nga te cilat nuk dihet sa nga korona??!! dhe te infektuar 1.600.000. shifrat dhe me te ulta se personat qe vdesin nga perdorimi i drograve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *