• |
ide | kryesore

MotoGP humbet Assen për herë të parë në histori: anullohen tre GP të tjerë

Sport



MotoGP lajmëron edhe tre anullime të tjera: në 2020 nuk do të zhvillohen Cmimet e Mëdha të Gjermanisë, Hollandës e Finlandës, fillimisht të parashikuara për në 21 qershor, 28 qershor e 12 korrik. Nuk ka gara në Sachsenring, por sidomos nuk ka debutim botëror për KymiRing të Iitti e as betejë të Assen, Universiteti i motociklizmit, që do të mbetet jashtë kalendarit për herë të parë në histori. Për momentin, data e parë e mundshme për nisjen e sezonit është ajo e 9 gushtit, në Brno.

Vendimi nuk është natyrisht një rrufe në qiell të hapur, duke qenë se në javët e kaluara CEO i Dorna, Carmelo Ezpeleta, kishte bërë të ditur se hipoteza më optimiste ishte ajo për të nisur mes fundit të korrikut e fillimit të gushtit, me Republikën Ceke që ishte përcaktuar si etapa e parë e një botërori të reduktuar, me paktin që të muns të kthehej të udhëtohej me qetësi.

“Me trishtim të madh komunikojmë anullimin e këtyre tre Cmimeve të Mëdha të rëndësishme në kalendarin e MotoGp – ka deklaruar Ezpeleta në këtë rast – Cmimi i Madh i Gjermanisë zhvillohet në një pistë vërtetë unike e me histori të pabesueshme. KymiRing është një cirkuit i jashtëzakonshëm, që ishte gati të mirëpriste rikthimin në Finlandë të një Cmimi të Madh që mungonte nga 1982. E simboliku TT Circuit Assen ka patur nderin të ishte i vetmi Cmim i Madh gjithnjë prezent në kalendarin e botërorit në mënyrë të pandërprerë që nga lindja e Kampionatit në 1949. Në emër të Dorna dua të falenderoj gjithë tifozët për mirëkuptimin e durimin ndërsa presim që situata të përmirësohet. Mezi presim të kthehemi në 2021 në Sachsenring e në TT Circuit Assen – përfundoi ai – Në të njëjtën kohë, presim me dëshirëdebutimin e KymiRing”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *