• |
ide | kryesore

Përplasja që bëri armiq, në MotoGP, dy miqtë: Marquez rrëfen për “raportin e mirë” me Rossi

Sport



Marc Marquez kthehet të flsë për raportin e tij me Valentino Rossi: “Nga ai mund të mësosh shumë gjëra – ka thënë spanjolli në dokumentarin e Dazn ‘The Making Of’ – Raporti ynë ishte i mirë, si ishte me shumë pilotë të tjerë. Por duhet evidentuar dicka: raporti është i mirë deri sa nuk lufton për të njëjtin objektiv. E njëjta gjë më ndodhi me Pedrosa. Ishim miq, por kur lufton për kampionatin, ka tension e papritur raporti yt bëhet ‘ckemi si je’, ‘mirë faleminderit’. Ky është një tension i shëndetshëm. I nevojshëm për kompeticionin”.

Kampioni i botës në fuqi është ndalur gjatë në këtë aspekt: “Jemi të gjithë pilotë, jemi të gjithë luftëtarë. Është dicka që e bëjmë që të vegjël e i bën gjërat entuziazmuese, kur mundohesh të futesh në ato hapësira të vogla që sheh. Të gjithë e kanë bërë. Për serinë: ti parakalon aty? E unë parakaloj këtu. Do të lësh shenjën e gomës tënde në këmbën time? Unë ta lë në ijë”.

Pasioni i Marc dallohet në fjalë: “Të konkurosh kundër atyre që kanë qenë idhujt e tu, si Valentino , Dani, njerëz që i shihje të bënin gjëra ndryshe, si Jorge Lorenzo….Të garosh kundër tyre, me ta, është dicka e pabesueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *