• |
ide | kryesore

Si do të bëhet dalja nga izolimi? Eksperienca, shtet pas shteti

Arkiva, Kryesore, Lajme

Ndërkohë që Shqipëria ka rritur lëvizjen në zonat e gjelbërta pa raste infeksionesh, ndërkohë që shumë biznese (pa përfshirë restorantet, baret dhe parukeritë) kanë filluar punën, ndërkohë që gjimnazistët maturantë do të kthehen në klasa, vendi duket se po e bën ende me pikatore nxjerrjen e popullësisë nga izolimi.

Për këtë ia vlen të bëhet një krahasim edhe me shtete që e kanë pësuar shumë më rëndë se ne nga Covid 19. Lapsi.al i ka parë një pèr një.


Nè Itali, pas shtatë javësh izolim, Giuseppe Conte urdhëroi një gjysëm hapjeje. Në një mesazh për kombin të Dielën në mbrëmje ai paralajmëroi një seri të tërë masash lehtësimi, ndërsa për herë të parë që nga 14 Marsi, numri i përditshëm i vdekjeve nga koronavirusit ka rënë nën 300 (prej të cilave vetëm 56 në Lombardi). Si vendi i parë në Evropë që ka imponuar shtetrrethimin që nga 9 Mars, gadishulli Apenin do të fillojë të rigjallërohet përsëri. Që nga e hëna në mëngjes, “ndërmarrjet strategjike”, që rrezikonin të humbnin tregun e eksportit, u lejuan të rihapen, me kusht që të ndiqeshin masat e sigurisë. Për pjesën tjetër, data e rifillimit është përcaktuar në 4 maj. Conte pranoi se ishte një rinisje e pjesshme: “Unë e kuptoj që shumë prej jush dëshirojnë që kufizimet të përfundojnë plotësisht […] por ne duhet ta lëmë zemërimin mënjanë për të vazhduar sakrificat dhe duke mbajtur një qëndrim të përgjegjshëm” tha ai. Konkretisht, parqet publike do të rihapen, mund të rifillojë ushtrimi i sportit në natyrë, shkuarja në plazh, ndërsa funeralet do të lejohen deri në maksimumi 15 persona. Të gjitha fabrikat, ndërtimi dhe tregtia me shumicë do të jenë në gjendje të rindezin motoret. Dyqanet do të duhet të presin deri më 18 maj dhe klientët duhet të mbajnë një distancë prej një metri midis tyre dhe të veshin maska. Në të njëjtën datë, muzetë gjithashtu do të rihapen, por jo kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve që mbeten të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm.

Pasi ka rihapur shumicën e dyqaneve në 20 Prill, dhe ndërsa pret të hapet një pjesë e shkollave dhe parukierëve në 4 maj, Gjermania po mbështet politikën e saj të çizolimit me një masë të re: që nga e hëna, veshja e maskës në transportin publik është e detyrueshme në pothuajse të gjitha Landet. Nëse kufizimet ndryshojnë sipas rajoneve, një shall ose një maskë e bërë vetë është gjithashtu e pranueshme. Disa qeveri lokale janë më të rrepta se të tjerat: në Bavari, shteti më i prekur, me 1.732 të vdekur, maskat ​​janë të detyrueshme në transportin publik, por edhe në dyqane, banka dhe stacione benzine. Gjoba për mosmbajtjen e tyre është 150 euro.

Por, në Berlin, nuk janë planifikuar sanksione të tilla (vetëm125 të vdekur) përveç mbajtjes së maskës në transportin publik. Sidoqoftë, qyteti ka planifikuar këtë javë shpërndarjen e afro 150,000 maskave ​​falas për personat më të varfërër, ndërsa të tjerët mund t’i blejnë ato në automate në korridoret e metrosë. Sa i përket rihapjes së shkollave, kjo është gjithashtu një prerogativë e Ländeve, me autorizim nga qeveria federale që të fillojë prej 4 majit për të gjithë, suke u dhënë përparësi nxënësve në fund të ciklit.

Mbretërinë e Bashkuar, Boris Johnson, i cili u rikthye në punë pas sëmundjes, u kërkoi bashkëkombasve të tij, të hënën që të vazhdojnë të respektojnë masat izoluese që i kanë lejuar vendit të “fillojë të kthejë” kurbën e epidemisë. Ai premton vendime për përfundimin e mbylljes “në ditët në vazhdim”.

Norvegjia rihapi shkollat ​​të hënën për fëmijët e moshës 6 deri në 10 vjeç, në klasa të reduktuara në 15 nxënës, pasi tashmë kishin rihapur çerdhet dhe kopshtet.

Zvicër si në Austri, disa biznese u rihapën të hënën.

Në Kinë, studentët e shkollave 9 vjeare dhe të mesme bënë një kthim ultra të sigurt në shkollë të hënën, me maska ​​dhe matje të temperaturës, në Pekin dhe Shanghai.

Shtetet e Bashkuara, disa shtete, të tilla si Tenesi, Misuri dhe Idaho, kanë filluar të rihapin restorantet, dyqanet dhe vendet e shenjta. Megjithatë, Deborah Birx, koordinator e e forcave të punës në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi se masat e nevojshme për distancimin shoqëror duhen ndjekur deri në fund të verës. Vendi mbetet më i prekuri me 54.841 vdekje të regjistruara.

Burundi, tubimet e fushatës për zgjedhjet presidenciale, legjislative dhe komunale të 20 majit filluan pa ndonjë mbrojtje kundër epidemisë.

©Lapsi.al

4 Comments

  1. OBSH-ja del me deklarate shtypi vetëm një here në dite, ndersa PD-ja del në deklarata shtypi cdo një ore dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

    Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nga Pandemija me përjashtim të Lulzim Bashës, Sali Berishës.
    Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin Albana Vokshin të flas për Covid çdo ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu