• |
ide | kryesore

Teoritë/ Kim Jong-un është në vdekje klinike, zyrtarizohet sapo të gjendet pasuesi

Kryesore, Lajme



“Kim Jong-un ndodhet në vdekje klinike dhe njoftimi zyrtar për vdekjen e tij mund të vijë pasi lufta për pasuesin e tij të ketë mbaruar”. E ka deklaruar këtë për Adnkronos sinologu Francesco Sisci, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Pekinit.

Për momentin, lufta për pasuesin po zhvillohet midis dy kandidatëve që aspirojnë të zënë vendin e 36-vjeçarit: motra e tij, Kim Yo-Jong, e cila duhet të jetë pak më shumë se 30 vjeç dhe që është përfshirë në Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut dhe xhaxhai i tij Kim Pyong i cili është në fakt gjysmë-vëllai i babait të Kim.

“Problemi i tij është se ai ka qenë jashtë vendit për 40 vjet ndërsa Kim Yo-Jong ka pasur duart e saj brenda aparatit për 10 vjet” – thotë Sisci. Edhe pse Koreja e Jugut bëri një deklaratë se lideri i vendit fqinj është “gjallë dhe mirë” spekulimet vijojnë.

“Qeveria jonë është në dijeni të situatës së Kim Jong-un”, – tha Ministri i Unifikimit të Koresë së Jugut Kim Yeon-chul gjatë pyetjeve në parlamentin vendas, por pa dhënë detaje të mëtejshme për arsyet e mungesës së tij të gjatë në publik duke sugjeruar se gjithçka mund të lidhet me frikën nga situata e koronaviorusit.

Thashethemet për shëndetin e udhëheqësit 36-vjeçar të Koresë së Veriut l[indën pasi “Daily NK” me qendër në Seul raportoi më 20 prill se Kim Jong Un po shërohej nga një operacion, duke cituar një burim anonim në vend. Që nga ajo kohë, janë shfaqur teori të ndryshme, përfshirë hipotezën e një distancimi për shkak të shpërthimit të Covid-19 në vend. Një ditë më parë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai kishte një “ide të qartë” për shëndetin e Kim.

Ndërsa Rusia tha se “nuk ka asnjë informacion zyrtar për shëndetin e liderit të vendit komunit” – tha Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin. “Ne nuk kemi asnjë informacion zyrtar”, – tha Peskov në përgjigje të gazetarëve që pyetën nëse Moska kishte marrë informacione zyrtare për shëndetin e Kim Jong-un. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Ne se nuk bien dakort per pasuesin e Kim Jong ne si miq te hershem te gjyshit te tij ndjere

    shokut Kim Ir Sn mund tu huazojme apo tu japim me konceesion Kim Jongun tone deri sa

    te vijne zgjedhjet e vitit 2021. Ne nuk do ta ndjenim mungesen e tij pasi eshte koha e internetit

    dhe dhe ne vend te Surrelit fermanet da te transmetohen nga Pheniani.

    Kjo do te ndihmonte shume popullin korean pasi eksperienca e re nen regjimin e Kim Jongut

    arnaut do bente qe Kim Jongu i vertete tu dukej si engjell.

  2. Merak e keni kete Kimin,apo pse u takua me Tramp.
    E gjithe Amerika latine apo India Jane shume te varfer,por NUK Jane komuniste dhe Jane ne rregull.
    Koreja e veriut eshte akoma me varfer se te varferit
    Kush ka atomin ka fuqine,kjo dihet .Edhe Kina komuniste eshte ,por NUK ndihen sepse eshte fuqia me madhe sot me bote me bilancin positive.
    Asnje nuk e do kete Kim apo Zhong etj,por menyra e trajtimit eshte vulgare dhe Jo teknike.

  3. Edhe Cunin e Kristaqit thone se e mbajne me shiringa dhe do ta zevendesojne sapo t’i gjejne pasuesin….. Por meqe Dyshja e Humorit “Veliaj-Tahiri” vazhdojne te jene barazim, kjo pune do te marre ca…..

  4. Qe Kim ka probleme, kjo eshte e sigurt. Arsyeja shume e thjeshte, do kishte bere nje dalje televizive “per te qetesuar” boten dhe per ta lene te merret me coronavirusin. Ajo qe nuk dihet eshte se a do te vazhdoje ta coje vendin e tij nga fitorja ne fitore sic ka bere deri me tani.

  5. Ne akoma nuk dime se cbehet ne Vore dhe i qajme hallin korese veriut se asja te jugut apo Jemenit verior e kemi zgjidhur.
    Shkullak je i madh ,di ti kapesh problemet,jo me kot je keshilltyar per asgje i Kurtit.

  6. I forte ky kimi
    tall trapin me trumpin e me ameriken
    ne amerike po u vdesin njerezit rrugeve po ama shqetesohen a ka teshtire dje kimi ne kore
    si ne kohe te dulles ne ngordhnim per buke po i qanim hallin zezakeve ne afrike qe vrisnin njeri tjetrin
    shkurt muhabeti dava propogande
    shiko o popull se ka edhe me keq

  7. OBSH-ja del me deklarate shtypi vetëm një here në dite, ndersa PD-ja del në deklarata shtypi cdo një ore dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

    Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nga Pandemija me përjashtim të Lulzim Bashës, Sali Berishës.
    Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin Albana Vokshin të flas për Covid çdo ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *