• |
ide | kryesore

Trajneri i Romës sulmon qeverinë italiane: “Mund të vraposh në parqe, por jo në Trigoria, nuk e kuptoj!”

Sport



Edhe Paulo Fonseca shpreh dyshimet e tij në lidhje me vendimin e Qeverisë për të ndaluar deri në 18 maj stërvitjet për sportet në skuadër: “Nuk e kuptoj përse mund të vrapohet në një park plot me njerëz e nuk mund të stërvitesh në Trigoria, ku janë të gjitha mundësitë për të punuar në siguri – ka thënë tekniku verdhekuq për Teleradiostereo – Në qendrën tonë sportive janë tre kampe, futbollistët do ishin shumë më të sigurtë se në një park”.

Fonseca ka nënvizuar edhe rëndësinë për të rinisur në siguri për të ofruar dicka të bukur për tifozët: “Roma e futbolli mund të ndihmojnë të harrojmë problemin social që po jetojmë – tha ai – Roma në këtë moment mund të jetë një mjet për ti dhuruar alegri qytetit”.

Portugezi ndaloi më pas në raportin e tij me kryeqytetin, me të cilin ka ndërtuar një lidhje shumë të thellë: “Jam i dashuruar me këtë klub, por edhe me qytetin, që është më i bukuri në botë. Është një ndjesi unike, që më bën të ndihem krenar që jam trajner i Romës, sidomos pas asaj që shoqëria ka bërë në nivel social”.

Fonseca ka konfirmuar edhe se dashuria me shikim të parë me verdhekuqtë ndodhi në rastin e një transferte të Champions në Olimpico me Shakhtar: “Si portugez kisha ndjekur shpesh futbollin italian, edhe përpara, e Roma ka qenë gjithnjë një nga skuadrat që më pëlqenin më shumë. Por atë ditë, në Champions, ishte një atmosferë e pabesueshme, një stadium fantastik. E aty mendova që do të më pëlqente të drejtoja Romën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *