• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gazetari raportonte nga shtëpia, por zbulohet se nuk ka pantallona

Syri i Lapsit



Një lidhje direkte e gazetarit Will Reeve me televizionin amerikan “ABC News” ka bërë xhiron e rrjetit. Gjithçka dukej normale teksa Reeve raportonte nga shtëpia për shkak të emergjencës Covid-19. Mirëpo, në një moment kamera e gazetarit ka lëvizur duke filmuar pjesën e poshtme të trupit të tij, e cila më herët nuk dukej në ekran.

Gazetari kishte veshur këmishë dhe xhaketë, por nga mesi e poshtë është pa pantallona dhe ky moment i sikletshëm nuk kaloi pa u vënë re nga shikuesit. U kuptua qartë që gazetari ishte veshur vetëm për lidhjen direkte dhe në fakt, s’kishte pse të vishte pantallona në shtëpi. Gabimi i tij i vetëm ishte që padashur ia tregoi botës këtë detaj! Vetë Reeve e ka marrë me sportivitet situatwn dhe ka bwrw humor me pamjet që janë përhapur në rrjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *