• |
ide | kryesore

Vizita e mistershme në Shqipëri/ Shtohen dyshimet se Thaçi mori ilegalisht Pacollin

Kryesore, Lajme



Vazhdon të jetë e rrethuar me mister vizita e shkurtër në Shqipëri e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe vendndodhja e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli. Lajmi i raportuar fillimisht nga mediat në Prishtinë për lëvizjen e pazakontë të kreut të shtetit është konfirmuar zyrtarisht edhe nga ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Përmes një deklarate ai ka sqaruar lëvizjet e Thaçit që ngrenë disa pikëpytje.

“Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e Policisë kufitare që Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror në ora 17:39 në drejtim të Shqipërisë. I njëjti është kthyer në Kosovë në ora 19:20. Kur eskorta e Presidentit është ndalur, është konstatuar që në veturën e dytë ndodhet Presidenti. Po ashtu është vërejtur që Presidenti ishte ulur në ulësen e parë, përkundër rregullave të sigurisë për personat VIP. Po ashtu Policia, për shkak të xhamave të zinj, nuk ka mundur të dallojë nëse ka persona tjerë të ulur prapa. Vetura e Presidentit ka qenë e shoqëruar vetëm nga një veturë tjetër, në të cilën ka qenë vetëm shoferi”, thuhet në deklaratën e Sveçlës.

Në reagimin e vet ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm ngre dyshime se në makinën e presidentit Thaçi ishte i fshehur Behgjet Pacolli. Ky i fundit kishte kërkuar leje nga autoritetet në Prishtinë që të ulej në aeroportin “Adem Jashari” pas fluturimit nga Zvicra. Por nëse do të zbriste në Prishtinë me avionin e tij privat, Pacolli do duhej të qëndronte i karantinuar për 14 ditë sikundër veprohet në kuadër të masave për luftimin e Covid-19. Pacolli e ka refuzuar këtë gjë dhe prandaj devijoi fluturimin e tij nga Prishtina në Tiranë.

Në aeroportin e Rinasit nuk e pengoi askush të ulej dhe as i kërkuan të karantinohej për 14 ditë në hotelet e përcaktuara nga qeveria sikundër veprohet me të gjithë të riatdhesuarit. U raportua se kreu i AKR-së po qëndronte në shtëpinë e tij në Tiranë dhe se gëzonte shëndet të plotë. Por kjo histori në dukje banale, është e përzier edhe me klimën politike në Kosovë ku po zhvillohen negociatat për qeverinë e re. Nëse qëndron hipoteza e hedhur nga ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm në Kosovë, se Hashim Thaçi ka marrë Behgjet Pacollin me veturën e tij nga Tirana për në Prishtinë, kjo lëvizje duhet parë edhe në një kënd tjetër.

Presidenti ka dashur t’i bëjë karshillëk Vetëvendosjes, zyrtarët e së cilës në qeveri nuk e lejuan Pacollin të ulej në aeroportin e Prishtinës sepse refuzoi karantinimin në qendrën e përcaktuar nga autoritetet. Si njeri që ia ka marrë dorën kalimeve ilegale të kufirit që nga koha e luftës me Serbinë, Thaçi kësaj radhe mund të ketë përdorur postin e presidentit për të sjell në Kosovë kreun e AKR-së, i cili duhej të ishte i pranishëm në negociatat për ngjizjen e koalicionit të ri qeverisës.

Deri më tani nuk dihet me saktësi nëse Thaçi ka fshehur në veturën e tij Behgjet Pacollin. As vendndodhja e këtij të fundit nuk dihet. Por ushtruesi i detyrës së Ministri të Brendshëm, Xhelal Sveçla, paralajmëroi arrestim për kreun e AKR-së në rast se ai ka hyrë ilegalisht në Kosovë përmes makinës së presidentit Hashim Thaçi në mënyrë që të shmangte karantinimin.

“Ne i kërkojmë Presidentit të vendit që të përgjigjet se pse ka vendosur të bëjë tejkalimin e protokollit shtetëror, ndërkaq z.Behgjet Pacollit i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik në një moment të caktuar, Policia do të ndërmerr masa të parapara me legjislacionin në fuqi”, thotë në deklaratën e tij Xhelal Sveçla.

Deri më tani s’ka asnjë reagim zyrtar nga presidenti Hashim Thaçi, as për vizitën e shkurtër e jashtë rregullave të protokollit në Shqipëri dhe as nga Behgjet Pacolli. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin zhvillimet në orët në vijim dhe çfarë do të thonë palët për dyshimet e ngritura nga zyrtari i lartë i qeverisë së Kosovës. Nëse do të vërtetohet që presidenti ka përdorur imunitetin dhe funksionin e tij për të futur në Kosovë ilegalisht një deputet që refuzonte karantimin sic përcaktojnë masat kundër Covid-19, ky do të ishte një tjetër karagjozllëk nga politika në Prishtinë pas rrëzimit të qeverisë në kulmin e pandemisë.

©LAPSI.al



11 Comments

  1. Po Sander Leshi, pse duhet t’a lejonte këtë gjë nëse ka ndodhur????
    Apo kjo është normale tek ne, në makina të deputetëve Ripjellas lëvizin kriminel….
    Ne kemi marrë Gruevskin në Qafë Thanë dhe e kemi përcjellë deri në Hanin e Hotit…
    Ripjella bën gjithçka të paligjshme, vetëm populli burg po doli pa leje….

  2. Shume e rende ,kane dashur te pushtojne Kosoven pa pjerdhur per Kurtin,
    Nuk ngeli jevg dhe serb pa hyre nga Mitrovica pa asnje karantine,leri pikat e tjera te kufirit me Maqedonine dhe Malin e zi(biles para nje jave u be dhe nje dasem ku dasmoret mbi 40 veta ishin nga mali i zi).Rrumpalle hesapi.
    Kurti nje karagjoz aventurier do te matet me hijen e mengjezit,i paafte per te menaxhuar situaten qe krioji vet kapet mbas litari te te vdekurit.
    Pse Pacolli do ta shpetoje Kosoven?
    Pacolli votoi dy here per Ty ore injorant anarshist por Kurt bazhovica i do te tera per vehte.
    Nqs Pacolli ka hyre me Thacin kjo eshte ne nderin e Kosoves dhe turpin e Kurtit qiraxhi.
    Kurt paske ngele fyell fare,me vjen shume keq.

  3. Histori spijunesh. Thaçi e kalonte ilegalisht kufiren ne kohe lufte sepse e lejonte dhe e deshironte sigurimi i shtetit shqiptar. Sot eshte e njejta gje. Po te doje shteti shqiptar jo Thaç por as harabeli nuk kalon kufirin. Me duket qesharake qe Thaçi nga nje argumentues kushtetute ka rifilluar zanatin e kontrabadistit duke kaluar mallra ilegale. Si duket inteligjenca e tij deri ketu shkon.

  4. OBSH-ja del me deklarate shtypi vetëm një here në dite, ndersa PD-ja del në deklarata shtypi cdo një ore dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

    Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nga Pandemija me përjashtim të Lulzim Bashës, Sali Berishës.
    Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin Albana Vokshin të flas për Covid çdo ditë.Ka levizur makina e thacit,jo thaci o ju gazetaret e lapsit

  5. Keta (baba llaret ) e kombit (Thaci, Ruci ,Rama,dhe krye baba i ripjerdhjes Qosja jan mesuar duke vesh fustana per te kaluar kufirin nga frika e burrave te shtetit. Keta funderrina qeverisin ket popull dele.

  6. Edhe lajmi edhe komentet janë ngritur mbi një ndodhi të pa verifikuar por thjeshtë një dyshim.
    Nuk dua me këtë që të bëj avokaturën as të Thaçit e as të Pacollit, por është anormale që për diçka të pa saktësuar, të komentohet e debatohet si për një fakt të kryer.

  7. Cfare eshte ky fashizem te mos lejosh deputetin te votoje ne parlament. Vetvendosja po e tregon gjithnje e me shume veten si parti antidemokratike dhe anarkiste. Filloi me bombat lotsjellese ne parlament dhe po e mbyll me moslejimin e deputeteve te votojne per qeverin e re.

  8. Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Komron Zukhurov, terroristin e arrestuar një natë më parë në Tiranë. Sipas informacioneve, terrosisti i arrestuar sot në Tiranë është i afërm i bashkëjetueses së ish- deputetit të PD-së, së fundmi Asllan Dogjani.

  9. Mandatdjegurit e SHQUP-it, ata që me kohë kanë ngritur bizneset e tyre, dhe ata që me “kurajo” po ecin mbi gjurmët e të parëve, kanë sot bizneset e tyre, paçka se nën emra të tjerë, duke e nisur nga firmat ndërtuese, fasoneritë, restorantet dhe linjat e prodhimit, dhe duke e përfunduar tek plazhet private dhe bashkpronësia në komplekse vilash dhe fshatrash turistike.

    Lista me bizneset e mandatdjegurve, nuk mbaron, sepse ata ja kanë bërë yzmetin punës së tyre edhe në ditë të kiametit. Edhe gjatë karantinës, dhe përgjatë pandemisë, bizneset e tyre punojnë , jetojnë dhe fitojnë, njëlloj sikur të ishin në ditë normale, madje sikur të ishin akoma në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *