• |
ide | kryesore

Denocimi/ Vokshi: Vatër e re infeksioni në një fasoneri në Tiranë

Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se qeveria duhet të marrë 5 masa urgjente, pasi virusi është përhapur edhe në një fasoneri në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në Facebook Vokshi thekson se qeveria duhet të bëjë tesitmin e të gjithë punonjësve, të kryejë kontrolle në këto biznese, të japë pagën e luftës për punonjësit dhe të mbështesë financiarisht këto ndërmarrje.

Reagimi i plotë:

Informacione shqetësuese vijnë për shpërthimin e një vatre të re infektuese në një fasoneri në Tiranë. Disa punonjëse kanë rezultuar pozitive me COVID19 duke rrezikuar infektimin e qindra kolegeve të tyre, të cilat në nevojë të skajshme për mbijetesë detyrohen të shkojnë në punë për të mos humbur pagën.

Papërgjegjshmëria dhe arroganca e Kryeministrit të gjithëpushtetshëm e ka lënë këtë sektor, të dominuar nga puna e krahut e grave dhe vajzave, në mëshirë të fatit.

Propaganda e të pamëshirshmit i ka bërë nënat dhe vajzat të rrezikojnë shëndetin, duke shkuar në fasoneri për të siguruar bukën e gojët për fëmijët dhe familjet e tyre.

Kryeministri për tekat e tij të liga, nuk përfshin në pagën e luftës, gratë dhe vajzat e punësuara në bizneset fason, duke iu mohuar një të drejtë ekonomike të ligjshme të tyre në kohën e pandemisë, sepse për të jeta e një gruaje vlen për të vetëm si një numër në statistikat e tij të propagandës së mashtrimit.

Kreministri Rama, mërzitet e shqetësohet vetëm për oligarkët me të cilët ndan para e pushtet, ndaj edhe në vend që t’I mbështesë, ju dërgon cdo ditë bizneseve fason, togat “e zeza” me të cilat ushron terror, a thua punëdhënësi më I madh në vend është armiku e jo aleati.

Si qytetare, por më së shumti si nënë, i bëj thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për:

1- Testimin e të gjithë punonjësve të fasonerive me qëllim evidentimin dhe izolimin e vatrave të përhapjes së virusit;

2- Të ngrejë një grup pune për të parë nga afër situtën në të gjitha bizneset fasonë e t’i mbyllë për një afat të caktuar në kohë duke u konsultuar ngushtësisht me përfaqësuesit e këtij biznesi për të vendosur së bashku për protokollin e masave për këtë sektor;

3- Qeveria të mbështesë me pagë minimale të gjithë punonjësit e biznesit fason, jo si lëmoshë, por si e drejtë ekonomike, kushtetuese;

4- Qeveria të mbështesë me lehtësira fiskale e mbeshtetje financiare biznesin fason, një nga sektorët punëdhënës më të mëdhenj në Shqipëri;

5- Qeveria të marrë masa urgjente shëndetësore, sociale, ekonomike për të mbrojtur shëndetin e dhjetëra mijëra grave e vajzave që punojnë në këtë sektor.

Nëse një grua nuk gëzon shëndet të mirë, e gjithë familja është e pashëndetshme, e gjithë shoqëria është e pashëndetshme e në rrezik për jetën.



5 Comments

  1. atij protestuesit me pankarten 3 parti ndajne nje tepsi une do ti shtoja vetem sepse jane hajduteri edhe hane si ari .

  2. OBSH-ja del me deklarate shtypi vetëm një here në dite, ndersa PD-ja del në deklarata shtypi cdo një ore dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

    Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nga Pandemija me përjashtim të Lulzim Bashës, Sali Berishës.
    Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin Albana Vokshin të flas për Covid çdo ditë.

  3. Kjo vokshi. Sa her qe del neper lajme ose gazeta. Jam i sigurt qe dhe militantet me te zjarrt te pd, ulin koken e nuk duan ta shohin. Tabakina dhe grifsha kan lezet cfardo qe te thon. Kurse kjo nuk perballohet. Me kete surrat dhe nivel inteligjence kjo te nxier minus.

  4. Keshillohet nga shkenca e gjinekologjise qe kur nuk ke partner per te kryer seks duhet te mstrubosh rregullisht qe te mbash gjalle gjendrat seksuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *