• |
ide | kryesore

Dënohet deputeti zviceran që përshëndeti vrasjen e një shqiptari

Lajme, Të fundit



Deputeti nacionalist i SVP/UDC nga Kantoni i Valisit, Jean-Luc Addor është shpallur fajtor për diskriminim racor në një proces apelimi nga gjykata kantonale në shkallë të dytë. Ai është dënuar nga Gjykata Kantonale e Valisit me kusht, me gjobë prej 60 njësishë ditore nga 300 CHF, me provë dy vjeçare, shkruan srf.ch.

Arsyeja e aktakuzës ishte një vrasje në një xhami St. Gallen që kishte ndodhur në gusht të 2014, me ç`rast ishte vrarë një shqiptar 51-vjeçar. Addor më pas kishte shkruar në Twitter dhe në Facebook: “Ne duam më shumë!”.

Shkalla e parë e kishte bazuar gjykimin e saj në faktin se Ador si jurist, duhet të kishte parashikuar reagimet bazuar në përvojën e tij juridike dhe politike, transmeton albinfo.ch. Ndryshe nga avokati mbrojtës i tij, lexuesi mesatar nuk mund të shihte ndonjë ironi në deklaratat e tij, ka konstatuar gjykata.

Përkundrazi, Adori me këtë shënim të tijin kishte lënë përshtypjen se pjesëtarët e bashkësisë fetare islame ishin njerëz për të cilët jeta nuk kishte asnjë vlerë. Me mesazhin e tij diskriminues, politikani ka mbështetur ose madje ka theksuar më tutje një qëndrim armiqësor ndaj myslimanëve, thuhet në vendimin e Gjykatës së Qarkut.

Avokati mbrojtës, Marc Bonnant, apeloi, si në procesin e shkallës së parë, ashtu dhe në të dytin ka kërkuar lirim për klientin e tij.

Addor dëshiron ta çojë më tutje çështjen duke u ankuar në shkallën më të lartë të gjyqësisë, në Gjykatën Federale, përcjell albinfo.ch. Avokati 56-vjeçar është që nga dhjetori i vitit 2015 deputet në Parlamentin e Zvicrës ku përfaqëson partinë SVP/UDC të Valisit të poshtëm.



4 Comments

  1. Sec eshte njeri ketu ne Shqiperi qe ka inkurajuar live ngrenien e kokave. A duhet denuar edhe ky me sherbim prove se ka 22 vjet qe ben vetem sherbim pordhe?

    1. O neri evropa dhe soros po ta thone troç, pirdh pirdh se lirohesh.
      Drejtohesh nga servilat e BE, nga lali eri tek edi rama fakir xhafa etj etj. I lidh e kaluara, vine te gjithe nga komunizmi, dhe e kane manipuluar aq shume opinionin publik saqq ja kane mbushur mendjen njerzve qe mos u bej me pershtypje. Keta qe do vine mbas kesaj meseleje do jete meritokracia e fituar me djerse e komunistave, e futen dhe internetin ne xhep se nuk kishim vend tjeter ku te ankoheshim.
      Tani mund te ndryshojne edhe kuptimine fjaleve, kane monopolin. Katundaret e lumtur e dhjesin demokracine. Qofte keta ne politike ose media etj. Se ne katund nuk jane me.

      Ajo qe eshte e imja eshte e imja, ajo qe eshte e jotja eshte prap e imja, kjo e ben evropen te flas per peshq te medhenje, por vetem te flase. Impkati vertet eshte mbi kurrizin tim dhe tend. Ne te pafuqishmit behemi edhe me te pafuqishem akoma, prandaje del rama e jep leksione si duhet te jetohet qe te jesh i lumtur.

      Shkoi i tha milingona gomarit, mos shko andej se ka vajt bari der te gjuri. Keshtu eshte me keta komunistat e karit. Teper vone se nderkohe qe ndodhin keto i kane fut me kalamaj e me miq tek te gjitha pozicionet e mira.

  2. Mbase e ka patur per ndonje deputet hajdut Shqiptar? se dihet boterisht qe deputetet jane bajga. 🙂

    Bajga socialiste e komuniste me njolla demokrati qe vjedhin c’te dali perpara

    E moj Shqypni, je ba urimi gojve tliga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *