• |
ide | kryesore

“Kush pi duhan nuk preket nga covid-19″/ Studimi që po bën bujë në Itali dhe Francë 

F1, Stil



“Kush pi duhan nuk preket nga covid-19”. Gazeta italiane “Libero” doli një ditë më parë me këtë titull mjaft provokues dhe që ka shkaktuar mjaft reagime. Në fakt gjithçka nisi në Francë pas një studimi të kryer në spitalin La Pitié-Salpetrière në Paris u vu re një përqindje më vogël e të prekurve në personat duhanpirës.

Ky studim u publikua edhe nga “Le Monde” që kishte marrë në analizë 343 pacientë të shtruar në spital dhe të testuar me tampon si pozitivë ku rezultoi se vetëm 4.4% e tyre ishin duhanpirës. Një shifër mjaft e ulët nëse e krahason atë me numrin e francezëve duhanpirës.

Hipoteza është përkrahur pjesërisht edhe nga profesori Jean-Pierre Changeux i Institutit “Pasteur” i cili u tha medieve franceze se ndoshta është roli i nikotinës në receptorin qelizor që përdoret nga koronavirusi duke parandaluar ose penguar hyrjen e tij në qeliza.

Çështjen e nikotinës, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran e quajti “interesante”, por që natyrisht që duhet ende të sqarohet. Si hap i parë pas marrjes së autorizimit do të ketë një testim me nikotinë te persona të ndryshëm duke filluar nga personeli shëndetësor dhe më pas te pacientët e shtruar në spital, por jo në gjendje serioze dhe në fund te pacientët që mbahen në terapi intensive.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, për të mos harruar efektet e dëmshme të nikotinës të cilat janë të njohura” – tërhoqi vëmendjen kreu Shëndetit publik në Francë, Jérôme Salomon. Ai tha se është e njohur që simptomat janë më të rënda te personat që pinë duhan.

“Le Monde” përmend edhe një tjetër studim të bërë në Kinë të publikuar muajin e kaluar në “New England Journal of Medicine” që kishte marrë në analizë një kampion me 1 mijë persona të infektuar. U vu re se duhan pirësit ishin 12,6% e tyre, sërish një shifër mjaft e ulët nëse e krahason me duhanpirësit në Kinë që llogaritet diku te 28%.

Nuk është e gjitha. Një tjetër studim është bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 7 mijë pacientë dhe vetëm 1.3% e tyre janë duhanpirës kur në këtë vend llogariten 10 herë më shumë konsumatorë të duhanit.

Bertrand Dautzenberg, ish-pneumolog dhe tashmë President i shoqatës “Paris Sans Tabac” i tha BFM TV se duhen pritur të dhënat e sakta.

“Është duhani apo nikotina? Nuk e dimë. Duhani nuk do të jetë kurrë një zgjidhje për të luftuar covid-19. Kjo do të thotë të luftosh pneumoninë me kallashnikov. Gjithmonë duhet të ndalojmë pirjen e duhanit, cigarja nuk do të jetë kurrë diçka pozitive” – thotë ai.

Por çfarë thotë OBSH?

Kjo organizatë ndërhyri menjëherë për të sqaruar situatën dhe qëndrimin e saj për këtë çështje duke i konsideruar duhanpirësit më të rrezikuar nga virusi. Sipas ekspertëve të OBSH, vetë akti i pirjes së duhanit shton rrezikun pasi gishtat afrohen te goja dhe ndoshta cigaret mund të jenë të kontaminuara.

“Është e rrezikshme të mendoni se duhanpirja ju shpëton. Ky është një zakon i keq dhe nuk mund të trajtojë këtë urgjencë pandemike” – tha Giovanni Maga, drejtor i Institutit të Gjenetikës Molekulare të Këshillit Kombëtar të Pavias që mbështeti qëndrimin e OBSH. ©Përktheu LAPSI.al



3 Comments

  1. Lajme kot rrumpallje as mish as peshk. Ben dhe nuk ben mire.
    qendron apo jo ne ajer.
    Lani duart pasi te kruani bythen etj.
    Pse vendet e zhvilluara u kaoen gafil.
    kjo eshte ceshtje. Tanke aviona luft.
    Aeroplan mbajtese raketa .
    Shendetesia ne vend numuro.

  2. Per hir te fakteve duhet thene qe i pari qe e hodhi kete hipoteze online eshte nje studiues grek. Te dhenat jane kokeforta qe kjo gje eshte e vertete, por OBSH-ja dhe ketu ben politike. Pasi pa u bazuar ne asnje studim tha qe duhanpirja e shton rriskun per shkak te efektit ne mushkeri, tani justifikohet me punen e gishtave sikur ai qe ha buke p.sh. nuk i fut gishtat ne goje. Do ndalojme dhe picen tani? Ne fakt eshte thjeshte vazhdimi i fushates politike qe mbeshtetet nga ekstremistet iliberale te majte qe nuk duan ta lene te kaloje kjo krize pa e shfrytezuar per te na mesuar se cfare duhet te hame, pijme apo si te jetojme.

  3. Do të ishte me interes për njerëzimin që OBSH apo specialistë të epidemive virale apo bakteriale, të bënin ndonjë studim se a mos edhe drogat e forta ndikojnë në parandalimin e infektimit epidemik ?
    Megjithë luftën e madhe frontale propoganduese e ndaluese që i është bërë në gjithë botën , pirjes së duhanit, megjithë “paralajmërimet serioze” që duhanpirësit lexojnë në kutitë e cigarëve për rreziqet e mëdha jetësore që sjell duhani, a keni dëgjuar gjë që të ketë falimentuar ndonjë kompani e fuqishme e prodhimit të cigareve ?
    Të gjitha shtetet e botës, demokratike e antidemokratike,, rrahin gjoksin se bëjnë çmos për tu kujdesur për “shëndetin e popullit” mes tjerash edhe me propogandën kundër pirjes së duhanit.
    Po sa bëhet kjo propogandë kolosale që edhe ajo kushton para të madhe, përse OBSH e qeveritë e botës nuk vendosin ndalimin e kultivimit e prodhimit të cigareve e duhanit ?
    Jam vetë një duhanpirës i hershëm .
    Kam tentuar shpesh ta lë këtë të flamosur duhan, por derisa ai vazhdon të shitet i lirë, edhe pasi “kam vendosur” ta le ca ditë apo ca javë, meqë nikotina më është bërë tashmë pjesë e organizmit, njëlloj si uji e buka, nuk i rezistoj ngasjes e kur shoh në shitore në vitrina e tyre edhe paketa cigaresh me paralajmërimin “duhani të vret” , ndaloj hapin dhe them ta pij edhe një cigare se nuk u bë kjameti se ja shkurtova vetes ca vite jete..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *