• |
ide | kryesore

Kylie, në betejë ligjore për emrin e të bijës

Paparazzi, Slider



Nëse ju kujtohet, në 2019-n Kylie Jenner u përpoq të markonte emrin e vajzës së saj, Stormi, në mënyrë që të mos përdorej nëpër kompani, nga veshjet, lodrat e deri te produktet sanitare. Mesa duket, situata me emrin e të bijës nuk ka qenë fort e lehtë.Sipas TMZ (via Cosmopolitan), Kylie Jenner ka ngritur një padi ligjore kundër një kompanie të quajtur Business Moves Consulting sepse një muaj pas ardhjes në jetë të Stormi-t, u përpoq të regjistronte kompaninë Stormi Couture. Pra, sipas Kylie-t, kompania u përpoq të përfitonte nga emri i vogëlushes.

Nga ana tjetër, Business Moves thuhet se paditi Kylie-n për shkelje të së drejtës së tyre tregtare në lidhje me përdorimin e emrit Stormi. Ndërkohë avokatët e Kylie-t thonë se BMC “është mashtruese”. “Emri Stormi është i njohur, unik dhe padyshim i lidhur me emrin Stormi Webster,” shkruajnë përfaqësuesit e Kylie-t.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *