• |
ide | kryesore

‘Like’ kundër Inter: Bojan kujton golin e anulluar Barcelonës, Icardi aprovon

Sport



10 vjet distancë nga remuntada e dalë bosh në Camp Nou, që i ka lejuar Inter të kalojë në finalen e Champions League, fituar më pas kundër Bayern Mynih, Bojan Krkic tregon se nuk e ka harruar ende ‘padrejtësinë’ e komenton golin e tij të anulluar në minutën e 92′ për një prekje të mëparshme me dorë nga Yaya Touré me një postim plot polemika: “AniVARsario”, si për të nënvizuar se, nëse atë kohë do të kishte pasur Var, goli do të ishte vlerësuar e Barça do të kishte fluturuar për në finalen e Madridit.

Mes ‘pëlqimeve’ në postim ka mbërritur i përpiktë ai i Mauro Icardi, një gjest që ka tërbuar plotësisht tifozët zikaltër. E në këtë pikë mardhënia mes palëve mund të quhet kapitull i mbyllur: për ish-kapitenin e ardhmja është në Paris ose Torino tek Juventus, por kurrësesi jo më në Milano.

View this post on Instagram

aniVARsario ? #barçainter #2010

A post shared by Bojan Krkic (@bokrkic) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *